Tre muaj pa rroga, protestojnë të punësuarit në “Ujësjellësi-Kanalizimi” në Tetovë
Të punësuarit e ndërmarrjes “Ujësjellësit dhe kanalizimit” në Tetovë u ngritën në protestë, pasi siç thonë se ata që janë të punësuar me vendim kanë dy muaj e gjysmë pa marrë rroga, ndërsa ata me kontrata kanë 3 muaj e gjysmë pa paga! Ata ankohen se në ndërmarrje paguhen mbi 80 të punësuar, ndërsa vetëm 6 a 7 punojnë realisht në terren.
“Ne që jemi me vendime dy muaj e gjysmë si kemi marr rrogat, sigurimet paguhen pesë ditë pa përfunduar muaj, kështu që ne në spitale nuk mund të shkojmë, na thonë këtë muaj do ju pastrojmë muaj tjetër, ne jemi të ngarkuar edhe me kredi jemi në përmbarues, kështu që na ka ardhur thika në palcë të kocit. Derisa nuk marrim rroga nuk mendojmë të punojmë këtu. Jemi të punësuar në ndërmarrjen tonë ujësjellësi dhe kanalizimi 80 apo 85 vetë, ndërsa nga ana punës jemi 6 vetë deri në 7 vetë që dalim në terren. Administratë, shefa, zëvendësshefash, kontrollorë, njëra-tjera”.
“Tre muaj e gjysmë si këta që janë me kontratë tre muaj e gjysmë, a ata me vendime dy muaj e gjysmë nuk kanë marrë. Unë marr 20 mijë, me dokument, ata në administratë marrin 30 a sa marrin, nuk mund të them asgjë , por këtu mbi 20 mijë nuk besoj se merr ndonjëri”.
Shprehen se kur prishet rrjeti, duhet të shkojnë edhe në malësi me minus 20 gradë celsius për ta rregulluar, ndërsa rrogat edhe pse i kanë të ulëta, nuk kërkojnë rritje por vetëm t’u jepen me rregull.
“Kur është puna e Leshnicës dhe Kodrës së Diellit edhe në -20 gradë ne e mirëmbajmë, unë dhe ky zotëria këtu, ne e mirëmbajmë gjithë qytetin, i gjithë qytetin me dy apo tre mjeshtër nuk mund të qëndrojmë më, ne kemi respekt edhe ndaj drejtorit dhe shefit, por ne kërkojmë rrogat dhe nga do vijë rroga le të kujtohet komuna ndërmarrja apo kush…”.
“Nuk ka këtu politikë, këtu nuk ka inat këtu ka sinqeritet, një vend i zhvilluar evropian këta mjeshtër i ka lakmi, po ne jemi këtu për vendlindjen tonë, por kemi shpresë dhe nuk ndalet ajo shpresa. Nuk kërkojmë rrogat të hipin, këto kërkojnë atë gjërat elementare”.
Kërkuam qëndrim nga ndërmarrja Ujësjellësi dhe Kanalizim, por thanë se nuk duan të flasin para kamerës. Përmes telefonit na thanë se presin që NPK Tetova të ndahet në dy pjesë dhe më pas të zgjidhet problemi i tyre, pasi sipas tyre, mjetet që paguhen për ujë edhe kanalizim janë të mjaftueshme për këta të punësuar.
Përndryshe, muaj më parë komuna e Tetovës ndau 25 milionë denarë për të shlyer rrogat e të punësuarve në NPK Tetova, por pagesa ecën shumë ngadalë./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025