LAJMI I FUNDIT:

Miliarderi i ‘LVMH’ Bernard Arnault, vendos të bijën në krye të ‘Dior’

Miliarderi i ‘LVMH’ Bernard Arnault, vendos të bijën në krye të ‘Dior’

Bernard Arnault, personi më i pasur në botë, ka vendosur vajzën e tij të madhe, Delphine, për të drejtuar Christian Dior, markën e dytë më të madhe në perandorinë e tij të brendeve luksoze LVMH prej 382 miliardë eurosh

Riorganizimi vjen pas një viti të jashtëzakonshëm për Arnault, në të cilin pasuria personale e 73-vjeçarit kaloi atë të sipërmarrësit amerikan Elon Musk, ndërsa një rritje në çmimin e aksioneve të LVMH shtyu vlerën e kombinuar të kompanive të listuara në Paris mbi Londrën.

Arnault po forcon kontrollin e familjes mbi një biznes që ai bashkëthemeloi 35 vjet më parë, në një lëvizje që shihet nga shumë në industrinë e modës si një betejë pasardhëse mes Delphine dhe vëllait të saj Antoine.


Megjithatë, “lufta” mund të shtrihet mes të pesë fëmijëve të Arnault. Delphine dhe Antoine, nga martesa e tij e parë me Anne Dewavrin, tani kanë rolet kryesore në LVMH. Por të tre fëmijët e tij me gruan e tij të dytë, Hélène Mercier, kanë gjithashtu punë të rëndësishme brenda kompanisë më të madhe në botë të mallrave luksoze, që përfshin gjithashtu marka të tilla si Stella McCartney, TAG Heuer, Bulgari dhe Tiffany.

Alexandre Arnault, 30 vjeç, është shefe ekzekutive në Tiffany, Frederic Arnault, është shefi ekzekutiv i TAG Heuer, ndërsa djali më i vogël, Jean Arnault, drejton marketingun dhe zhvillimin e produkteve për divizionin e orëve të Louis Vuitton.

Në trend Stil

Më shumë
Për Brad Pitt-in, kjo është femra më e bukur në botë: Nuk do ta merrnit kurrë me mend se për kënd bëhet fjalë

Për Brad Pitt-in, kjo është femra më e bukur në botë: Nuk do ta merrnit kurrë me mend se për kënd bëhet fjalë

Stil
Është ndërtuar shtëpia më e vogël në botë: Shihni se çfarë mund të përshtatet në një miniaturë prej 2 metrash katrorë

Është ndërtuar shtëpia më e vogël në botë: Shihni se çfarë mund të përshtatet në një miniaturë prej 2 metrash katrorë

Dizajn dhe Arkitekturë
Çka vërejnë meshkujt te femrat gjatë seksit të parë?

Çka vërejnë meshkujt te femrat gjatë seksit të parë?

Intimitet dhe Pasion
Për Brad Pitt-in, kjo është femra më e bukur në botë: Nuk do ta merrnit kurrë me mend se për kënd bëhet fjalë

Për Brad Pitt-in, kjo është femra më e bukur në botë: Nuk do ta merrnit kurrë me mend se për kënd bëhet fjalë

Çka është urtësia dhe pse është e rëndësishme ta kultivojmë atë?

Çka është urtësia dhe pse është e rëndësishme ta kultivojmë atë?

Këshilla Lifestyle
Pesë llojet e ëndrrave që mund të jenë një “alarm i kuq” për marrëdhënien tuaj

Pesë llojet e ëndrrave që mund të jenë një “alarm i kuq” për marrëdhënien tuaj

Lifestyle
Kalo në kategori