LAJMI I FUNDIT:

I dëmtojnë pllakën e varrit të një familjari në Klinë, policia nis hetimet

I dëmtojnë pllakën e varrit të një familjari në Klinë, policia nis hetimet
Foto: Ilustrim

Një person nga Klina ka raportuar në polici se i është dëmtuar pllaka e varrit të një familjari.

Lidhur me këtë rast policia ka nisur hetimet.


“Klinë 09.01.2023 – 07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është dëmtuar pllaka e një varri të  një familjari të tij. Ankuesi nuk dyshon në askënd, njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/