LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Headtr1ck nënshkruan me ekipin e CS:GO – NIP

Zyrtare: Headtr1ck nënshkruan me ekipin e CS:GO – NIP
(Foto: HLTV)

Lojtari ukrainas headtr1ck është bërë pjesë e ekipit suedez NIP, duke e zëvendësuar danezin Patrick “⁠es3tag⁠” Hansen.

Ninjas in Pyjamas kanë njoftuar shtimin e Daniil “⁠headtr1ck⁠” Valitov në listën e tyre, duke konfirmuar raportet nga dhjetori që lidhnin ish- lojtarin e NAVI Junior me një lëvizje në organizatën suedeze.


Lojtari 18 vjeçar do të zëvendësojë es3tag dhe do të luajë në rolin e snajpersitit në ekip.

Kjo do të thotë se lojtari tjetër i ekipit NIP, REZ mund të kalojë në rolin e tij të mëparshëm, pasi së fundmi kishte marr përsipër rolin si snajperist.

Talenti ukrainas do të ketë mundësi të tregojë lojën e tij në turneun Blast Premier Spring Groups, ku NIP do ta zhvillojë ndeshjen e parë kundër ekipit Na’Vi me datën 21 janar.

Ky është formacioni i ekipit NIP pas ardhjes së headtr1ck:

Fredrik “⁠REZ⁠” Sterner

Hampus “⁠hampus⁠” Poser

Ludvig “⁠Brollan⁠” Brolin

Aleksi “⁠Aleksib⁠” Virolainen

Daniil “⁠headtr1ck⁠” Valitov

/Telegrafi/