Shqipëria shënoi rekord eksportesh bujqësore, sipas ministrisë së Bujqësisë vendi ynë ka eksportuar fruta dhe perime 15.6% më tepër se një vit më parë.
Të dhënat nga INSTAT tregojnë se kemi eksportuar 18 mijë ton më shumë. Por nga ana tjetër ministria e bujqësisë nuk ka treguar se njëkohësisht në vendin ton është rritur dhe sasia e perimeve të importuar me 10 mijë ton.
Top Channel bëri një vëzhgim në dyqanet e fruta-perimeve të kryeqytetit ku vihet re se tezgat janë të mbushura me domate që si origjinë kanë Turqinë dhe Greqinë.
“Kemi domate të vendit, greke dhe turke. Për momentin më të mirat janë domatet greke ato janë më cilësoret“, thotë një tregtar.
“Kemi domate turke, greke, italiane dhe shqiptare. Një kilogram domate vendi është 150 lekë ndërsa domatja e importit kushton 200-220 lekë. Gjatë gjithë vitit kemi domate importi dhe vendi”, shprehet një tjetër.
“Domatet i kemi të jashtë, këto këtu i kemi italiane. Më e mirë sot për sot është domatja greke por çmimi është më i lartë për këtë arsye nuk e kam marrë”, shpjegon një tregtar.
Fermeri nga fshati Petovë e Fierit, në një sipërfaqe toke prej 7 dynymësh ka zgjedhur që të kultivojë dy kultura të ndryshme bujqësore si domate dhe speca. Edhe pse bujku kujdeset të nxjerrë në treg një produkt cilësore, përsëri rastet e dështimit nuk kanë munguar dhe fajin për këtë e ka tregu i padrejtë.
“Kjo është mbjellë në datën 17-20 gusht mënyra e të ushqyerit është vetëm me plehra dhe lëndë organike. Trajtimi i lulërisë (pjalmimi) bëhet vetëm me bletë, pjekja bëhet biologjike dhe cilësia e domates është ekstra. Kemi dalë mirë, por ka raste edhe që kemi dështuar nga prodhimet që vijnë nga jashtë sepse ndonjëherë futen shumë shpejt.
Kur është sasia e tepërt e prodhimit malli i jashtëm nuk futet, kur pakësohet shumë malli i vendit atëherë kemi tregun e jashtëm. detyrimisht pastaj do shitet me një çmim më të ulët kjo e jona. Dhe ta krahasohesh me domaten e jashtme është shumë herë më e mirë”, thotë fermeri Haki Lika.
Mungesa e tregut shumë herë e ka detyruar fermerin shqiptarë që prodhimin bujqësorë ta hedhë në kanal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'