LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen goma e një kamioni, plagoset rëndë polici në Peshkopi

Shpërthen goma e një kamioni, plagoset rëndë polici në Peshkopi

Një punonjës policie ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë pasi ka shpërthyer goma e një kamioni.

Policia bën të ditur se rreth orës 14:00, në vendin e quajtur ‘Qenok’, në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi, një mjet i tonazhit të rëndë kamion ka pësuar defekt duke bllokuar aksin rrugor.


Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se menjëherë patrulla e policisë rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes me qëllim menaxhimin dhe hapjen e trafikut për automjetet.

Gjatë momentit që punonjësi i Policisë Rrugore po rregullonte trafikun, ka plasur njëra nga gomat e kamionit dhe është lënduar rëndë punonjësi i policisë rrugore shtetasi T.T.

Punonjësi i Policisë është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka dëmtuar të dy këmbët.

Punonjësi i policisë do të transportohet me helikopter në drejtim të Tiranës. /Telegrafi/