Ministria e Punëve të Jashtme të Bosnje-Hercegovinës, Bisera Turkoviq, paralajmëroi shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, se nëse viziton vendin e saj për të shënuar 9 janarin si Ditën e Republikës Serbe (RS), do të shkaktojë përkeqësim të marrëdhënieve ndërshtetërore.
Ministri i Jashtëm serb Daçiq, siç është paralajmëruar, duhet të arrijë më 9 janar në Sarajevën Lindore, ku autoritetet e RS, të udhëhequra nga Milorad Dodik, po planifikojnë një paradë të madhe me pjesëmarrjen e policëve të armatosur.
Së bashku me Daçiqin, të hënën në Bosnje dhe Hercegovinë duhet të mbërrijnë edhe disa ministra të qeverisë serbe, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka vendosur që pjesë e delegacionit të jetë edhe djali i tij Danilo.
Turkoviq tha se Daçiq dhe anëtarët e delegacionit qeveritar nuk janë të mirëpritur në Bosnje dhe Hercegovinë për aktivitetet antikushtetuese të serbëve, raporton klix.ba.
“Ardhja e delegacionit të lartë të Republikës së Serbisë dhe pjesëmarrja në aktivitete antikushtetuese dëmton drejtpërdrejt marrëdhëniet ndërmjet Bosnjë-Hercegovinës dhe Republikës së Serbisë”, thuhet në mesazhin që Turkoviq i dërgoi Daçiqit.
Ajo i kujtoi atij vendimet detyruese të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës, e cila konstatoi se duke festuar 9 janarin, RS shkel detyrimet që dalin nga Konventa Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor, Konventa Evropiane për Mbrojtjen të të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore si dhe Kushtetutës së Bosnjës dhe Hercegovinës.
Ajo gjithashtu theksoi se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në Bosnjë dhe Hercegovinë trajtohet si vepër penale, gjegjësisht organizatorët e festimeve të kontestuara mund të përballen me ndjekje penale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat shtete evropiane kanë përqindjen më të lartë të duhanpirësve?
Si zjarret në Kaliforni po theksojnë dallimet në qëndrime midis Trumpit dhe Bidenit
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Trump komenton takimin viral me Obamën: Ndoshta ne e pëlqejmë njëri-tjetrin
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025