LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, mbi 675 mijë persona në “Bllatë” dhe “Xhepishtë”

Maqedoni, mbi 675 mijë persona në “Bllatë” dhe “Xhepishtë”

Pas dy viteve të pandemisë së Kovid-19, ka një rritje të dukshme të frekuencës të udhëtarëve në vendkalimet kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në afërsi të Dibrës “Bllatë” dhe “Xhepisht”.

Të dhënat e MPB-së thonë se nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit që kaloi numri i përgjithshëm i shtetasve të Maqedonisë dhe shtetasve të huaj që kanë hyrë dhe dalë në të dy vendkalimet kufitare, është gjithsej 675.222 persona. Sipas burimeve të njëjta në vendkalimin kufitar “Bllatë”, numri i shtetasve të Maqedonisë të cilët kanë hyrë është 59.163 kurse në dalje janë regjistruar 765. Po në të njëjtin vendkalim kufitar numri i të huajve për hyrje është 280.409, kurse në dalje është 234.094. Sa i takon vendkalimit kufitar “Xhepishtë”, nga MPB-ja thonë se numri i shtetasve të Maqedonisë që kanë hyrë është 1.455 kurse numri i atyre që kanë dalë është 1500. Nga ana tjetër numri i shtetasve të huaj është disa herë më i madh edhe në këtë vendkalim kufitar që ka karakter lokal. Numri i të huajve në hyrje është 18.034 dhe në dalje është 18.111.


Nëse bëhet një analizë e të dhënave për vitin e kaluar mund të themi se numri i shtetasve shqiptar që hyjnë në Maqedoninë e Veriut nëpërmjet vendkalimeve kufitare “Bllatë” dhe “Xhepishtë”, është disa herë më i madh në krahasim me udhëtimet që kanë shtetasit të Maqedonisë në Shqipëri. Sipas të dhënave prezenca e shtetasve shqiptar kryesisht është për shkak të blerjes të artikujve ushqimor, por edhe rekreimit të tyre në Dibër dhe rajon.

Poashtu për çdo ditë shtetasit shqiptar kalojnë vendkalimet kufitare edhe për të siguruar derivatet e naftës në pikat e karburanteve të Dibrës. Derivatet e naftës në Dibër janë pothuajse shumë më lirë në krahasim me ato që shiten në Shqipëri. Sipas shtetasve shqiptar përafërsisht ato janë më lirë në Maqedoni për afro 30 për qind. Poashtu në të dy vendkalimet kufitare “Bllatë” dhe “Xhepishtë”, shtetasit shqiptar kalojnë edhe për rekreimin e tyre dhe shpesh herë gjatë vikendeve ata janë të shumtë në resortet turistike të rajonit.

Sa i takon vendkalimit kufitar “Xhepishtë-Trebishtë”, që lidh fshatrat e Dibrës me fshatrat të Gollobordës së Shqipërisë, më shumë se dhjetë herë është më i madh numri i shtetasve shqiptar në krahasim me shtetasit e Maqedonisë. Është një vendkalim lokal që punon nga ora 6:00 deri në ora 20:00 dhe në të kalojnë kryesisht banor të fshatrave kufitare. Edhe këta shtetas shqiptar tregtojnë në Dibër meqë e kanë qytetin urban më të afërt se sa qytet të tjera të Shqipërisë. Qeveritë e të dy vendeve pas kërkesave që kanë nga popullata lokale, janë duke biseduar që edhe në këtë vendkalim kufitar orari i punës të jetë 24 orë e jo 12 orë.

Nga ana tjetër shtetasit të vendit tonë në Shqipëri udhëtojnë kryesisht për sigurimin e pemëve dhe perimeve por edhe për artikuj të tjerë ushqimor. Por gjatë sezonit veror dibranët, po jo vetëm ata, nëpërmjet kufirit “Blatë” udhëtojnë për t’i realizuar pushimet verore në bregdetin shqiptar.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori