Vazhdojnë përplasjet mes partive politike për idenë e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni
Nuk kanë përfunduar sulmet e OBRM-PDUKM-së ndaj partisë më të madhe në pushtet me qëllimin për të nxitur zgjedhje të parakohshme. Kritikat e tyre janë kryesisht në adresë të kreut të qeverisë Dimitar Kovaçevski dhe sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së Mile Zeçeviq.
“Nëse Zeçeviq dhe Kovaçevski janë njerëzit nga të cilët OBRM-PDUKM ka frikë, siç thotë LSD, atëherë le të shkojmë në zgjedhje. Këtu Kovaçevski nuk duhet të dëgjojë OBRM-PDUKM-në, le të dëgjojë deputetët e SDS-së që kërkojnë zgjedhje. Kovaçevski dhe Zeçeviq janë gjithashtu të frikësuar sepse gjithnjë e më shumë zyrtarë të partisë së tyre janë për zgjedhje. Vetëm Kovaçevski dhe Zeçeviq kanë frikë nga zgjedhjet, sepse e dinë se do të humbasin dhe pas kësaj do të humbasin karrierën e tyre politike”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Për LSDM-në, zgjedhjet do të jenë të rregullta dhe OBRM-PDUKM-ja do të pësojë humbjen e radhës.
“OBRM-PDUKM në garë me veten, e mposhtin njëra-tjetrën në gënjeshtra në vitin e ri 2023. Në panik, ata vijnë me shpikje të reja çdo ditë. Përballë qeverisjes katastrofike të kryetarëve të tyre të komunave, me mbështetjen gjithnjë e më të dobët të politikave të tyre destruktive, OBRM-PDUKM po konsolidon rolin e saj si peng i Dimitar Apasiev. Prandaj Mickoski pret humbjen e 7-të dhe të 8-të radhazi si kryetar i OBRM-PDUKM-së në vitin 2024”, shprehen nga LSDM.
E ndërkohë, përplasjet mes partive nxitën përplasje virtuale mes dy ish kryeministrave Zaev e Gruevski. Në rrjetin social facebook, Zaev mohon zërat se është duke organizuar grusht shteti brenda partisë për të nxitur zgjedhje të reja, se nuk do të bëhet president i ardhshëm dhe se nuk bashkëpunon me OBRM-PDUKM-në në këtë drejtim.
“Unë nuk do të paraqes dhe as nuk do të pranoj një kandidaturë për president të vendit. Si kryetar i LSDM-së e kam bashkuar partinë. Dhe LSDM-ja e bashkuar bashkë me qytetarët rrëzuan një regjim, dhe pikërisht atëherë ai regjim ishte më i fortë dhe më i lirshëm. Nuk do të mendoj as që ta përça LSDM-në, as të bëj ndonjë grusht shteti të vetëbërë në LSDM apo diçka të tillë”, shkruan Zoran Zaev, ish kryeministër.
Zaev në statusin e tij përmend disa herë ish kryeministrin Gruevski dhe ky i fundit ju përgjigj po në rrjetin social Facebook.
“Është demokraci, ndaj çdo budalla mund të thotë çfarë të dojë! Sigurisht edhe Zaev! Por realiteti është ndryshe! Dhe për atë që nuk ka dashur të bëjë grusht shteti në LSDM dhe nuk ka dashur të kandidojë për President… është sepse, me shumë mundësi, nuk ka asnjë mbështetje prej atje nga i ka ardhur burimi i vetëm i pushtetit. Edhe sikur të kishte vënë dorën në zemër dhe të ishte betuar si dikur për kushtetutën dhe emrin, askush nuk do t’i besonte më”, shkroi Nikolla Gruevski, ish kryeministër.
Viti 2024, është vit i rregullt zgjedhjesh parlamentare dhe presidenciale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake