Për shkak të mjegullave të dendura në Shkup, disa shtetas të RMV-së prej dy ditësh janë bllokuar në një nga aeroportet e Stambollit
Pasagjerët nga Maqedonia e Veriut prej dy ditësh janë bllokuar në aeroportin “Sabiha Gokçen” në Stamboll. Pasdite, avioni ka tentuar të ulej në Shkup pa sukses, por pas rreth gjysmë ore rrotullimi mbi qiellin e Shkupit, mjegulla e dendur e ka detyruar të kthehet në Turqi.
Pasagjerët nervozë reagojnë se pse fluturimi nuk është devijuar në një nga aeroportet më të afërt në rajon, pasi disa nga fluturimet nga destinacionet e tjera janë devijuar drejt Tiranës dhe Prishtinës. Në avion kishte edhe pacientë që po trajtoheshin në spitalet e Stambollit, të cilët u kthyen dhe u shtruan atje. Pasagjerët nga i njëjti fluturim për “Telma” thonë se në mesin e tyre ka persona invalid, ka një numër të madh grash dhe fëmijësh të cilët aktualisht po qëndrojnë në një hotel.
Avioni nga Stambolli ishte dashur të ulej në Shkup sot në orën 15:30, ndërsa më herët i njëjti fluturim ishte anuluar disa herë dje. Nesër pasdite në të njëjtën kohë do të ketë një përpjekje të re për të arritur dhe ateruar në Shkup./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251