Këtë vit është rritur numri i punëtorëve që humbën jetën në vendin e punës. Në krahasim më vitin 2021 kur ishin nëntë të vdekur, më 2022 pati 14 jetë të humbura. Më së shumti raste me fatalitet janë regjistruar në sektorin e ndërtimtarisë.
Nga Inspektorati i Punës thonë se këtë vit ka pasur edhe më shumë gjoba të shqiptuara për kompanitë që nuk janë kujdesur për sigurinë e punëtorëve. Ndërsa, nga Shoqata e Ndërtimtarëve fajësojnë institucionet për mungesë të inspektorëve.
Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, deklaroi për KosovaPress se mbetet shqetësuese numri i punëtorëve që humbin jetën në vendin e punës. Sipas tij, ata mbesin të fokusuar të inspektojnë për respektimin e ligjit për siguri në punë.
“Vitin 2021 kemi nëntë vdekje, (raste) me fatalitet dhe këtë vit 14 vdekje që kanë ndodhur në tregun e punës dhe shumica e këtyre vdekjeve janë në sektorin e ndërtimit pasi që ky është një sektor i cili është në hov të madh dhe gjithashtu Inspektorati i Punës është më shumë i koncentruar që ta inspektojë apo ta mbikëqyrë Ligjin për siguri dhe shëndet në punë që prek këtë sektor”, theksoi Nikçi.
Sipas Nikçit, këtë vit është rritur edhe numri shqiptimit të gjobave për kompanitë të cilat kanë shkelur ligjin e punës dhe atë për siguri. Ai tha se më së shumti gjoba janë dhënë për sektorin e ndërtimit.
“Vitin 2021 në statistikat e Inspektoratit të Punës kemi 281 kompani të ndëshkuara me gjobë me masa ndëshkimore, ndërsa për vitin 2022 kemi 314 kompani të ndëshkuara me masë ndëshkimore, si pasojë e shkeljes së rregullave apo dispozitave ligjore, si Ligjit të punës dhe Ligjit për siguri dhe shëndet në punë dhe këto gjoba janë të shqiptuara kryesisht në sektorin e ndërtimit. Pra, nëse e krahasojmë me vitin e kaluar 2021 këtë vit kemi një rritje të numrit të shqiptuar të gjobave të masave ndëshkimore”, bën të ditur Nikçi.
Nikçi deklaroi se me shtimin e inspektimeve dhe shqiptimin e masave ndëshkimore, bizneset po vetëdijesohen për rëndësinë e sigurisë dhe të shëndetit në punë.
Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve, Faton Hoxha ka adresuar kritika ndaj qeverisë, pasi sipas tij, nuk i ka mbajtur premtimet për shtimin e numrit të inspektorëve.
“Vit pas viti siguria në vendin e punës po ndryshon, njerëzit janë të prirë që të veprojnë sipas rregullave në fuqi, ne e kemi një rregullore… mirëpo kontrollet duhet të jenë të vazhdueshme dhe numri i vogël (i inspektorëve) që ka Inspektorati i Punës ndoshta ka bërë që në disa raste edhe të neglizhohen ato rregulla që janë në fuqi.
Qeveria ka premtuar se do ta shtojë numrin e inspektorëve për të paktën 50, por nuk kam informacione të tilla që është shtuar. Rregullat nuk janë aq të vështira të zbatohen mirëpo duhet të ngrihet vetëdija edhe të punëmarrësit sepse në shumë raste ata vetë e neglizhojnë sigurinë në punë”, tha Hoxha për KP.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se pronarët e kompanive nuk i japin rëndësi sigurisë së punëtorëve. Ai për KP tha se edhe shteti duhet të jetë më i rreptë.
Azemi u shpreh se mungesa e sigurisë në punë është një nga arsyet kryesore pse punëtorët kërkojnë të gjejnë vende pune jashtë vendit.
“Sigurisë së punëtorëve në vendin e punës nuk i është kushtuar një rendësi e veçantë, pothuajse fare nuk merret me këtë çështje pronari i kompanisë, ndërkaq duhet të jetë mbikëqyrës edhe shteti, por edhe vetë punëtoret duhet të mendojnë për sigurinë dhe shëndetin e tyre në punë…
Shteti dhe pronarët e kompanive nuk kanë bërë asgjë dhe realisht përpos pagës që është si mjet kryesor për ikjen e punëtorëve të sektorit privat nga Kosova, edhe siguria dhe shëndeti në punë është një pjesë pothuajse primare për ata të cilët ikin nga Kosova”, tha Azemi.
Shqetësuese mbetet edhe fakti se punëtorët në Kosovë, në numër të konsiderueshëm, punojnë pa sigurim shëndetësor dhe sigurim jetësor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri