LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo te Al-Nassr duket gjithçka e kryer, ka mbetur vetëm zyrtarizimi

Ronaldo te Al-Nassr duket gjithçka e kryer, ka mbetur vetëm zyrtarizimi

Pas javësh spekulimesh, Cristiano Ronaldo që kishte mbetur si lojtar i lirë tashmë ka gjetur klub të ri, pasi do të jetë pjesë e Al-Nassr.

Lojtari nënshkroi të premten pasdite, me klubin që do të njoftojë zyrtarisht nënshkrimin e tij pas një ndeshje që e zhvillon kundër Al Khaleej të shtunën.

Gazeta saudite Arriyadiyah e ka konfirmuar lajmin për Ronaldo, pasi ky i fundit i kishte kryer ekzaminimet mjekësore.


Mendohet se pjesa e parë e këtyre testeve tashmë është kryer, ndërsa faza e dytë pritet të zhvillohet javën e ardhshme.

Ëndrrat e 37-vjeçarit për të luajtur futboll në Ligën e Kampionëve duket se kanë marrë fund, me sulmuesi do të shpërblehet mirë me një pagë marramendëse.

Sipas CBS Sports, Ronaldo do të fitojë 75 milionë dollarë në vit në Al-Nassr, ndërsa do të kalojë edhe në rolin e ambasadorit pas përfundimit të karrierës së tij si lojtar në vitin 2024. Por paga nuk do të jetë kaq, pasi portugezi do të fitojë shuma marramendëse edhe nga marrëveshjet komerciale.

Tani ka mbetur që gjithçka të konfirmohet nga klubi dhe lojtari./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri blerjet që Xabi Alonso do t'i kërkojë Real Madridi

Tri blerjet që Xabi Alonso do t'i kërkojë Real Madridi

La Liga
Merr fund seria e jashtëzakonshme e Koundes për të luajtur më shumë ndeshje radhazi

Merr fund seria e jashtëzakonshme e Koundes për të luajtur më shumë ndeshje radhazi

Ndërkombëtare
De Bruyne emëroi lojtarin më të nënvlerësuar me të cilin ka luajtur ndonjëherë

De Bruyne emëroi lojtarin më të nënvlerësuar me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Ndërkombëtare
Reali e ka njoftuar trajnerin e ri që do t'i drejtojë në Kupën e Botës për klube, nuk është as Ancelotti ose Alonso

Reali e ka njoftuar trajnerin e ri që do t'i drejtojë në Kupën e Botës për klube, nuk është as Ancelotti ose Alonso

La Liga
Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

La Liga
Si do të dukej renditja e ligës spanjolle nëse nuk do të kishte VAR, Real Madridi do të përfitonte më së shumti

Si do të dukej renditja e ligës spanjolle nëse nuk do të kishte VAR, Real Madridi do të përfitonte më së shumti

La Liga
Kalo në kategori