Lëvizja Besa akuzon për politizim të skajshëm të institucionit Avokat i Popullit. Sipas kësaj partie. Avokati i Popullit është nën ndikimin e partisë në pushtet BDI.
Besa vlerëson se Naser Zyberi në emisionin “200” ditë më parë nuk foli për qytetarin dhe të drejtat e tij, por për liderin e BDI-së, Ahmeti i cili pasi nuk e bëri kryeministër e avokat personal të tij.
Lëvizja Besa kujton Ziberin se ai e ka obligim kushtetues dhe ligjor që të jetë i pavarur dhe nuk guxon që të ndikohet nga asnjë faktor në ushtrimin e detyrës së tij. Sipas kësaj partie është e patolerueshme dhe në kundërshtim me aktin më të lart juridik të një shteti dhe të drejtën e tij pozitive që Avokati i Popullit të shpreh publikisht preferenca politike.
“Ne shprehim indinjatën tonë në lidhje me deklaratën e Naser Zyberi dhënë në emisionin 200 në Alsat me të cilën deklaron se kur do të vijë momenti do të ulet dhe do të bisedoj me ‘kryetarin Ahmeti’ jo për të drejtat e qytetarëve, por për mundësinë e ushtrimit të pozicionit të kryeministrit duke i’u referuar kryetarit të BDI-së me fjalët kryetar, lider, mësues, i pari. Me këtë ai na bën të kuptojmë se ai nuk flet në pozicionin që ka të mbrojë popullin, por flet në cilësinë e anëtarit të BDI-së.
Vlerësojmë se funksioni primar i institucionit Avokat i popullit është që të mbrojë të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve kur ato shkelen ose cenohen nga aktet, veprimi ose mosveprimi i organeve të administratës shtetërore dhe organeve të tjera që ushtrojnë autorizime publike”, deklaroi Fatmir Sabriu, Lëvizja Besa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj