LAJMI I FUNDIT:

Një nga çiklistët më të mirë të të gjitha kohërave, Alberto Contador, ka hequr 100 tumore

Një nga çiklistët më të mirë të të gjitha kohërave, Alberto Contador, ka hequr 100 tumore

Çiklisti legjendar Alberto Contador ndoqi këshillat e mjekut dhe iu nënshtrua një operacioni, ku iu hoqën më shumë se 100 tumore beninje (lipoma).

Contador ka treguar tashmë se si dukeshin fashat në trupin e tij një ditë pas operacionit.


Një nga çiklistët më të mirë në botë të të gjitha kohërave ka përgatitur një video për fansat ku ka shpjegoi gjithçka.

“Ishte koha për të shkuar për një rregullim. Më duhej të hiqja disa lipoma (tumore beninje) dhe doli që ishin më shumë se 100. Nuk do të bëj biçikletë për një kohë”, ishte mesazhi i Contador në Instagram.

Edhe pse së fundmi ka bërë një operacion, çiklisti ishte dukshëm në gjendje të mirë shpirtërore.

Për kujtesë, Contador e përfundoi karrierën e tij në vitin 2017 dhe që nga ai moment punon si konsulent profesionist.

Ai fitoi Tour de France dy herë (2007 dhe 2009), Giro d’Italia dy herë (2008 dhe 2015) dhe Vuelta a Espana tre herë (2008, 2012 dhe 2014). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi fiton avantazh në garën për transferimin e top yllit francez

Real Madridi fiton avantazh në garën për transferimin e top yllit francez

La Liga
Manaj i jep lamtumirën Sivassporit pas një sezoni të jashtëzakonshëm, gati hapi i madh në karrierë

Manaj i jep lamtumirën Sivassporit pas një sezoni të jashtëzakonshëm, gati hapi i madh në karrierë

Ndërkombëtare
Joan Laporta konfirmoi shkarkimin e Xavit nga shtrati i spitalit

Joan Laporta konfirmoi shkarkimin e Xavit nga shtrati i spitalit

La Liga
Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Bundesliga

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Man City është gati të shesë një nga blerjet e tyre më të mëdha në histori vetëm një vit pasi e solli atë në Etihad

Man City është gati të shesë një nga blerjet e tyre më të mëdha në histori vetëm një vit pasi e solli atë në Etihad

Premier League
Kalo në kategori