LAJMI I FUNDIT:

Nisma O2: Shkupi mbetet dy dekada mbrapa një metropoli modern, të pastër dhe funksional

Nisma O2: Shkupi mbetet dy dekada mbrapa një metropoli modern, të pastër dhe funksional

Është miratuar buxheti i qytetit të Shkupit për vitin 2023 dhe do të jetë 6,4 milionë euro për funksionin e mbrojtjes së mjedisit jetësor. Nëse i kemi parasysh të gjitha sfidat me të cilat përballet Shkupi me ndotjen dhe mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës, mjetet e planifikuara për këto zona për vitin 2023 nuk janë të mjaftueshme, theksuan nga Nisma O2.

Sipas analizës që Nisma O2 i ka bërë buxheteve nga viti 2014 deri në propozimin e fundit për vitin 2023 në lidhje me funksionin e mbrojtjes së mjedisit jetësor, buxheti më i madh i realizuar për mbrojtjen e mjedisit jetësor ka qenë në vitin 2020 – 9.67 milionë euro, pastaj në vitin 2021 – 8.96 milionë euro, pastaj në vitin 2019 – 8.44 milionë euro, gjatë kohës kur ishte kryetar komune Petre Shilegov.


Buxhetet më të vogla janë në vitin 2014 – 2.77 milionë euro dhe 2015 – 2.77 milionë euro, kur kryetar i komunës ishte Koce Trajanovski, dhe buxheti i fundit i realizuar për vitin 2022, deri më 30.09.2022 – 2.45 milionë euro, me Danella Arsovskën si kryetare komune.

Nga nisma O2 theksuan se do të monitorojnë realizimin përfundimtar për vitin 2022, për të cilin buxheti i planifikuar ishte 5.58 milionë euro.

Në buxhetin për mbrojtjen e mjedisit jetësor hyjnë: Mirëmbajtje dhe shfrytëzim i parqeve dhe gjelbërimit dhe shpenzimet kapitale për to, veçanërisht mbrojtje e mjedisit jetësor dhe natyrës me shpenzime kapitale, ndërtimin e sistemeve të kullimit dhe pastrimit të ujërave të zeza dhe pastërtinë publike me shpenzime kapitale.

Nga aty theksuan se janë duke u ndërtuar kanalizime fekale, por ende nuk ka impiant për trajtimin e ujërave të zeza për Shkupin, nuk është e qartë se në cilën fazë të procesit është bllokuar.

Nga aty shtuan se konstatohet ndotja me metale të rënda në perime dhe fruta, por nuk pastrohet toka e ndotur, si dhe se konstatohet ndotja e lumenjve dhe ujërave nëntokësore, por nuk pastrohen dhe zgjidhen shkarkimet ilegale në to. Burimet e ujit nuk janë të mbrojtura në mënyrë adekuate.

“Zonat e mbrojtura (Vodno, parku natyror Gazi Babë, Ezercë, Ostrovë) kryesisht mbrohen në letër, por në realitet i janë lënë në (jo)përgjegjësi të qytetarëve dhe institucioneve. Ndotja e ajrit ështëe lartë, por nuk ka një qasje sistematike dhe një plan serioz për zgjidhjen përfundimtare të saj në kohën e duhur. Transporti publik ekologjik dhe rrjeti i sigurt i shtigjeve të biçikletave janë ende larg arritjes. Vazhdimisht ka aktivitete ndërtimore intensive, pa proporcionin normal të gjelbërimit të parqeve në blloqet urbane. Jemi larg 25 m2 të rekomanduar gjelbërimi për banor. Efiçenca energjetike e ndërtesave dhe burimeve të rinovueshme të energjisë janë në fazat fillestare”, theksuan nga Nisma 02.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori