LAJMI I FUNDIT:

Iu mohua e drejta për studime, 19-vjeçarja nga Afganistani rrëfen përvojën e hidhur me talibanët

Iu mohua e drejta për studime, 19-vjeçarja nga Afganistani rrëfen përvojën e hidhur me talibanët

Pak ditë më parë, talibanët urdhëruan universitetet në Afganistan që t’ua ndalojnë qasjen grave, gjë që shkaktoi reagime të forta në mbarë botën dhe nxiti protesta dhe kritika të ashpra.

Një vajzë 19-vjeçare kishte planifikuar të regjistrohej në fakultet, por nuk mundet. Në një intervistë për BBC, ajo tha se do të donte që Zoti të mos kishte krijuar kurrë gratë nëse ato do të ishin kaq të pakënaqura, transmeton Telegrafi.

“Atëherë ndoshta është më mirë të mos jetojmë fare. Ata na trajtojnë më keq se kafshët, nuk na lejohet as të dalim nga shtëpitë tona”, tha vajza e paemëruar.


Kujtojmë, qeveria talibane urdhëroi të gjitha organizatat joqeveritare vendore dhe të huaja, që t’i ndalojnë punonjëset e tyre femra të shkojnë në punë, thuhet në letrën e Ministrisë së Ekonomisë, e cila është shembulli i fundit i shtypjes së lirive të grave në atë vend.

Punonjëset nuk lejohen të punojnë deri në njoftimin e dytë, sepse disa prej tyre nuk respektonin kodin e veshjes së qeverisë për gratë, thuhet në letrën e cila u konfirmua nga zëdhënësi i ministrisë, Abdulrahman Habib.

Në fillim nuk ishte e qartë se si do të ndikonte urdhri mbi agjencitë e Kombeve të Bashkuara, të cilat kanë një prani të fortë në Afganistan, ku po ofrojnë shërbime në mes të krizës humanitare.

Habib tha se letra vlen për organizatat nën organin koordinues humanitar të Afganistanit ACBAR. Trupi nuk përfshin Kombet e Bashkuara, por përfshin më shumë se 180 organizata joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Evropa
Kalo në kategori