LAJMI I FUNDIT:

Kuvend, vazhdime të dy seancave plenare

Kuvend, vazhdime të dy seancave plenare

Në Kuvend për sot janë caktuar vazhdime të dy mbledhjeve plenare, 74 dhe 84.

Në kuadër të mbledhjes 74, deputetët duhet t’i shqyrtojnë propozim ligjet për plotësime të Ligjit për themelimin e Komisionit Shtetëror për vendosje në procedurën administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë, për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve dhe për plotësimin e Ligjit për rezervat e mallrave, të gjitha me procedurë të shkurtër.

Në rend dite janë edhe propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike, të Ligjit për Byronë për Zhvillim të Arsimit dhe të Propozim ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shërbim në Armatë, që të tre me procedurë të shkurtër.


Në mbledhje, janë edhe Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për pagat e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë, Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për pagat e prokurorëve publikë, me procedurë të shkurtër, Propozimi i vendimit për përcaktimin e vlerës së kompensimit të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Nacional për Arsim të Lartë dhe Veprimtari Shkencore – Hulumtuese dhe e kryetarit dhe anëtarëve të trupave/komisioneve të punës.

Kuvendi, sipas paralajmërimeve në ueb faqen zyrtare, do ta vazhdojë edhe mbledhjen 84, në rend dite të së cilës janë një numër i madh i ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjeve nga më shumë sfera.

Në rend dite të mbledhjes mes tjerash janë Propozim – ligji për ndryshimin e Ligjit për akademinë sportive, Propozimi i ligjit për institucionet për arsim të mesëm të bashkësive fetare dhe Propozim ligji për plotësimin e Ligjit për automjetet…

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori