LAJMI I FUNDIT:

Stuhia e borës, humbin jetën 55 persona nga i ftohti ekstrem – pamje ‘apokaliptike’ nga Shtetet e Bashkuara

Stuhia e borës, humbin jetën 55 persona nga i ftohti ekstrem – pamje ‘apokaliptike’ nga Shtetet e Bashkuara

Në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara priten reshje të reja bore, me një trashësi prej 22 centimetra, që është një shenjë se stuhia dimërorë që ka shkaktuar kaos në tërë Amerikën Veriore nuk ka përfunduar ende.

Stuhia e borës ka shkaktuar të paktën 55 raste të vdekjeve në SHBA, ku katër persona të tjerë vdiqën në Kanada pasi një autobus u rrokullis në rrugët e akullta në British Columbia, raporton Sky News.

Në SHBA, 28 vdekje kanë ndodhur në shtetin e Nju Jorkut, shumica në Erie County, ku kryeqyteti Buffalo u godit më rëndë. Pothuajse dy milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në SHBA, transmeton Telegrafi.


Në rrjetet sociale janë publikuar skena të tmerrshme nga pasojat e stuhisë së borës në Buffalo. Në anën tjetër, presidenti amerikan Joe Biden miratoi mbështetjen federale për shtetin e Nju Jorkut, ku dhjetëra mijëra njerëz kanë mbetur pa energji në këtë stuhi.

Ekzekutivi i qarkut Erie Mark Polonkarz, e përshkroi stuhinë si “ndoshta stuhinë më të keqe në jetën tonë”, duke paralajmëruar, “nuk ka përfunduar ende”.

Ai tha se disa njerëz kishin mbetur të ngujuar në veturat e tyre për më shumë se dy ditë, kurse shërbimet e urgjencës po luftojnë me motin e tmerrshëm për të arritur tek ata që kanë nevojë për ndihmë.

Në disa video shihen vetura të braktisura, pasi drejtuesit e mjeteve nuk kanë mundur të vazhdojnë vozitjen dhe janë detyruar të lënë veturat e tyre për të mos u ngrirë.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, tha gjatë fundjavës se shumë autoambulanca shtetërore dhe zjarrfikëse kishin ngecur në borë dhe se policia në Buffalo bëri thirrje në internet, që pronarët e veturave për largimin e borës të ndihmojnë.

Të hënën, ajo e quajti stuhinë “një herë në jetë”, duke shtuar se kjo dhe një stuhi tjetër e madhe bore pak më shumë se një muaj më parë, sollën pothuajse aq borë sa zona do të priste gjatë gjithë dimrit.

Njerëzit që kishin lënë veturat e tyre në kërkim të ngrohtësisë dhe sigurisë, tani po përpiqen t’i gjejnë ato, pasi shumë vetura ishin ‘varrosur’ në borë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë

Botë
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika

"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk

Botë
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Skena të rralla nga Florida - stuhi dëbore mbuloi parajsën tropikale, dimër i paharrueshëm

Skena të rralla nga Florida - stuhi dëbore mbuloi parajsën tropikale, dimër i paharrueshëm

Amerika

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori