LAJMI I FUNDIT:

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, 8-vjeçari përplaset për vdekje nga një makinë

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, 8-vjeçari përplaset për vdekje nga një makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 8 vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë.

Sipas mediave italiane, 8 vjeçari është me origjinë shqiptare.

Edhe pse është transportuar në spital, fëmija nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur pranë Borgo Segezia, në periferi të Foggia. /Telegrafi/