LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët e ekonomisë: Qeveria të investojë në arsim të kualifikuar bazuar në kërkesat e tregut

Ekspertët e ekonomisë: Qeveria të investojë në arsim të kualifikuar bazuar në kërkesat e tregut

Derisa sektori privat kërkon fuqi punëtore, të rinjtë nuk janë gatshëm për t’u ballafaquar më këto sfida.

Një raport i fundit i ASK-së, thotë se papunësia në Kosovë është mbi 34 për qind. Për këtë, ekspertët e ekonomisë, theksojnë se qeveria duhet të investojë në arsim të kualifikuar, bazuar në kërkesat e tregut.

Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së re është e papunë apo 34.6 për qind, thotë raport i fundit i Agjencisë së Statistikave të Kosovës.


Kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë për Radio Kosovën se bizneset sot vuajnë për kuadër të kualifikuar dhe, kohët e fundit, për shkak të lëvizjes së të rinjve.

“Ne ende kemi në kolegje drejtime të banka dhe financa. Ku ka për të shkuar ai kuadër nesër kur të diplomojë, kur bankat kalojnë në vetëshërbim. Oda Ekonomike bashkë me Odën Federale të Austrisë dhe me GIZ-in gjerman, po punojmë që të krijojmë duel mësimi alternativ, në mënyrë që t’ua mundësojmë që bizneset, varësisht prej kërkesave të cilat i kanë, t’i trajnojnë të rinjtë që t’iu përshtaten kërkesave të bizneseve që të punësohen dhe të mos vërehet mungesa”, tha Rafuna.

Se mosgatishmëria për t’u punësuar është e madhe te të rinjtë në Kosovë, e thotë për Radio Kosovën kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini. Ai thotë se ata kërkojnë më shumë, sesa që janë të aftë të punojnë.

“Të rinjtë tanë nuk dëshirojnë të punojnë çdo punë, e dyta- kërkojnë më shumë pagë, sesa që janë të aftë për tregun e punës, u mungon aftësia profesionale dhe të jenë inovativë në shërbimet e veta. Po ashtu, dëshira për të ikur nga Kosova i ka bërë shumë të rinj që të mos interesohen shumë për punë. Nga ana tjetër, bizneset kanë mungesë të fuqisë punëtore, kanë kërkesa për punësime të reja, por edhe bizneset duhet të rrisin mundësinë e pagës për të rinjtë e vendit”, dekaroi Shahini.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, duke folur për Radio Kosovën, vlerëson se kjo situatë e dëmton Kosovën në dy qasje:

“Në aspektin intern do të goditet sektori privat dhe, në aspektin ekstern, nuk do të jenë atraktivë për investitorë të huaj. Problemi më i madh është që mungon dialogu, kampanja të vetëdijesimit dhe si duket me këtë diskrepancë në mes të prodhimit dhe nevojave të tregut, të rinjtë e Kosovës po e shohin shpëtimin në migrim”, theksoi Gërxhaliu.

Sidoqoftë, sipas ASK-së, shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare. Të dhënat e ASK-së flasin për mbi 42 mijë e qytetarë të larguar nga Kosova në vitin 2021, për arsye të ndryshme.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori