LAJMI I FUNDIT:

Agjencia për Informim dhe Privatësi bëhet anëtare me të drejta të plota në ICIC

Agjencia për Informim dhe Privatësi bëhet anëtare me të drejta të plota në ICIC

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), është bërë anëtare me të drejta të plota e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (ICIC).

Përmes një komunikate për media, AIP njofton se vizioni i ICIC është të jetë forum global që lidh Komisionerët për Informim me qëllim të përmirësimit të transparencës dhe llogaridhënies.


“Ndërsa, misioni i ICIC është të ndajë njohuritë dhe praktikat më të mira, të krijojë kapacitete, të ndihmojë në identifikimin e asaj që nevojitet për përparimin global dhe të veprojë si një zë kolektiv në forumet ndërkombëtare me synimin për të përmirësuar të drejtën e njerëzve për informacion publik”.

Në mbledhjen e fundit të mbajtur nga Komiteti Ekzekutiv i ICIC, bëhet e ditur se Kosova është pranuar me vota unanime si anëtare.

“Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e Agjencisë për t’u bërë pjesë e organizatave ndërkombëtare të fushave të përgjegjësisë, me qëllim përfitimin e eksperiencës në zbatimin e standardeve më bashkëkohore për ushtrimin praktik të të drejtave të qytetarëve”.

Në qershor 2023, thuhet se Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi do të përfaqësojë Kosovën në Filipine, ku edhe do të formalizohet ky anëtarësim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori