Eventi CES i Sony mbahet më 4 janar – aty do të zbulohet vetura e parë elektrike e kompanisë
Sony Honda Mobility (SHM), një sipërmarrje e përbashkët nga Sony dhe Honda do të bëjë një njoftim të madh në Consumer Electronics Show (CES) në Las Vegas më 4 janar, konfirmuan të dy kompanitë sot.
Teksa Sony konfirmoi datën dhe orën për fjalimin kryesor të CES 2023, kompania zbuloi gjithashtu se Sony Honda Mobility do të jetë i pranishëm në skenë.
Sony Honda Mobility nuk ka zbuluar shumë për veturën e tij të ardhshme, por ajo pak që ka thënë e bën me të vërtetë pulsin tonë, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.
Ndërmarrja e përbashkët pret që prodhimin e veturës të saj të parë elektrike ta fillojë në vitin 2026, me fokus në prodhimin e tregut të Amerikës së Veriut dhe shitjet online në atë treg. Japonia do të jetë tregu i dytë, i ndjekur nga një përhapje në Evropë.
Ndërsa shumë detaje ende nuk janë konfirmuar, Sony Honda Mobility ka treguar se makina, e cila ende nuk ka një emër, mund të jetë e aftë për drejtimin autonom të Nivelit 3 në kushte të caktuara dhe Nivelit 2+ në një gamë më të gjerë cilësimesh.
Kompania ka sugjeruar gjithashtu që makinës t’i shtohet vlera përmes përdorimit të shërbimeve të abonimit. Ka pasur gjithashtu thashetheme se paneli info-argëtues i veturës mund të përfshijë një PlayStation 5.
Honda do të kontribuojë me ekspertizën e saj të prodhimit të veturave dhe aftësitë inxhinierike në sipërmarrjen e përbashkët me Sony. Nuk është ende e qartë nëse Honda ose Sony Honda Mobility (SHM) do të jenë përgjegjëse për mbështetjen pas shitjes.
Sony Honda Mobility ka njoftuar se para-porositë për veturën e parë të prodhuar nga sipërmarrja e përbashkët do të fillojnë nga gjysma e parë të vitit 2025. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjiganti gjerman, Bosch prezanton një javë pune katërditore, por edhe ul pagat
Gjiganti evropian i baterive shpalli falimentimin
Mercedes-Benz me motor të ri me benzinë
Singer hap dyert e punëtorisë së re në Kaliforni, nga ku dalin veturat më të mira të Porsche
Propozim radikal i ekspertit gjerman të trafikut: Meshkujve t'u jepet patentë shoferi vetëm në moshën 26 vjeçare!
Makinat e përdorura më të njohura në Amerikë për vitin 2022
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj