LAJMI I FUNDIT:

Makinat e përdorura më të njohura në Amerikë për vitin 2022

Makinat e përdorura më të njohura në Amerikë për vitin 2022

Shitjet e makinave të përdorura dhe kamionëve ruajtën vrullin e tyre në vitin 2022 falë mungesës së makinave të reja, të cilat vazhduan për pjesën më të madhe të vitit.

Nuk është për t’u habitur që kamionët dhe SUV-të zunë tetë nga dhjetë vendet e para në listë, ndërsa pjesa e makinave ra pak. Megjithatë, sipas një sondazhi të plotësuar nga iSeeCars, ka pasur disa ndryshime të rëndësishme në renditje, trasmeton Telegrafi.


Ford F-150 ishte e para, duke qëndruar përpara konkurrentit të tij më të afërt, Chevrolet Silverado. Në vendin e tretë, pasoi Ram. Së bashku, të tre kamionët përbënin mbi tetë për qind të tregut, duke dëshmuar se shitjet e kamionëve mbeten të forta.

Ford F-150

Chevy Equinox zuri vendin e katërt, i ndjekur me radhë nga Honda Civic, Toyota Camry dhe Toyota RAV4. Crossoverët kompakte gjithashtu zunë dy vendet e ardhshme, me Nissan Rogue që u rendit në vendin e tetë, i ndjekur nga Ford Escape. Më në fund, Jeep Grand Cherokee hyri në top 10-she për herë të parë këtë vit, nga numri 12 në listë. /Telegrafi/