LAJMI I FUNDIT:

Vdekja misterioze e 32-vjeçarit në Kolonjë, familjarët: Dyshojmë se i ka bërë reaksion antibiotiku i dhëmballës, të zbardhet e vërteta

Vdekja misterioze e 32-vjeçarit në Kolonjë, familjarët: Dyshojmë se i ka bërë reaksion antibiotiku i dhëmballës, të zbardhet e vërteta

Familjarët e 32-vjeçarit nga Kolonja e Shqipërisë që ndërroi jetë një ditë më parë në rrethana misterioze, thonë se Genti Isai prej disa ditësh kishte dhimbje dhëmballe, por nuk ka pasur asnjë shqetësim tjetër.

Kushëriri i viktimës, Blerti Shabani shprehet se “prej tre ditësh Gentiani kishte dhimbje të dhëmballës”:

“Ishte ënjtur dhe enjtja i kishte kaluar edhe në qafe. Dje shkoi në Ersekë te një dentist dhe mori mjekime. Shkoi në shtëpi dhe pas disa orësh e ëma e gjeti pa ndjenja në divan. Menjëherë lajmëroi bashkëfshatarët të cilët e morën ta transportonin me makinë për në spitalin e Ersekës. Duam të zbardhet e vërteta dhe të dimë nga çfarë vdiq. Ai ishte i shëndetshëm dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje”.

Blerti Shabani dyshon se 32-vjeçarit i kanë bërë reaksion antibiotikët që piu për infeksionin e dhëmballës.

Viktimën e kanë transportuar me automjet privat, drejt Spitalit të Ersekës disa bashkëfshatarë.

Ambulanca ka arritur në gjysmë të rrugës dhe mjekët e kanë konstatuar 32-vjeçarin pa shenja jete. Ende nuk përcaktohet qartë nëse ka ndërruar jetë që në banesën e tij, apo gjatë transportimit për në Spital.

Ai ishte fëmija i vetëm i familjes Isai, ndërkohë që pritet të kryhet autopsia e viktimës për të zbuluar shkaqet e vdekjes. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

Siguri

"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova

Lajme
Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

Drejtësi
Fyerjet e sharjet në Kuvend, deputetëve do t’u kushtojnë me pagë

Fyerjet e sharjet në Kuvend, deputetëve do t’u kushtojnë me pagë

Lajme
I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri

I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri

Lajme
Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme

Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme

Lajme
Kalo në kategori