LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk: Postimet në Twitter lexohen 100 herë më shumë se sa që pëlqehen

Elon Musk: Postimet në Twitter lexohen 100 herë më shumë se sa që pëlqehen

Shefi ekzekutiv i Twitterit, Elon Musk ka thënë se postimet në Twitter lexohen 100 herë më shumë se sa që pëlqehen.

Deklarata e tij vjen pasi Twitter ka filluar të lansojë veçorinë ku mund të shihni se sa shikime marrin postimet tuaja në rrjetin social, gjithashtu edhe të përdoruesve të tjerë, transmeton Telegrafi.


Twitter njoftoi se ky numërim tani është i dukshëm në iOS dhe Android dhe se ato do të vijnë së shpejti në ueb.

Megjithëse për momentin thuhet të ketë përjashtime, pasi kjo nuk do të mund të shihet në çdo tweet.

Musk shprehet se ky lansim do të tregonte se sa shumë ka interaksion në Twitter, pasi një përqindje shumë e madhe e përdoruesve lexojnë postime në Twitter, por nuk pëlqejnë një postim, nuk e bëjnë reply ose retweet. /Telegrafi/