LAJMI I FUNDIT:

Në vazhdën e thashethemeve për një romancë me Pete Davidson, Emily Ratajkowski kapet duke u puthur me Jack Greer

Në vazhdën e thashethemeve për një romancë me Pete Davidson, Emily Ratajkowski kapet duke u puthur me Jack Greer

Emily Ratajkowski duket se ka një tjetër romancë të re në jetën e saj, pasi pranoi se dëshironte të takohej me “shumë të dashuR” pas ndarjes së saj nga bashkëshorti Sebastian Bear-McClard.

Përveç romancës së fundit me Pete Davidson dhe u pa në një takim tjetër me DJ Orazio Rispo vetëm javën e kaluar – modelja doli me një burrë tjetër të mërkurën, artistin Jack Greer.


Emily dhe Jack u panë duke ndarë një puthje ndërsa ishin jashtë apartamentit të saj në New York, duke dëshmuar se ylli i “Gone Girl” është mirë dhe me të vërtetë po shijon beqarinë.

Emily, 31 vjeç, dhe Jack, 35 vjeç, shijuan momentin pranë apartamentit të saj pas një nate të nxehtë takimi të mërkurën (21 dhjetor).

Me krahët e tyre të mbështjellë rreth njëri-tjetrit, nëna e një fëmije vendosi njërën dorë në gjoks pas puthjes së tyre pasionante, shkruan DailyMail.

Emily u pa me veshje të thjesht me një xhaketë të kuqe të fryrë dhe xhinse, duke shtuar atlete dhe një shall, ajo i mbante flokët të lëshuara dhe zgjodhi një grim minimal.

Dalja e tyre vjen disa orë përpara se ajo të postonte në TikTok ku ajo la të kuptohej se donte të dilte me shumë njerëz.

Ajo foli fjalët e një audioje për një video të TikTok që thoshte: ‘Do të isha me shumë burra, gjithashtu edhe disa gra, të gjithë janë të nxehtë, por në një mënyrë interesante’.

Pete dhe Emily u përfol për herë të parë se ishin në lidhje në nëntor, kur u panë në një darkë në New York.

Menjëherë pas paraqitjes së tyre të parë publike, Pete dhe Emily u panë së bashku në lojën e New York Knicks kundër Memphis Grizzlies më 27 nëntor.

Në fillim të këtij muaji, një burim i tha People se Pete dhe Emily, ‘po bëhen pak më seriozë’.

Megjithatë, vetëm disa ditë pas atij raporti, Emily u pa në një takim tjetër me DJ Orazio Rispo.

Emily ishte parë më parë duke u puthur me Orazion në tetor, vetëm një muaj pasi ajo u divorcua nga producenti i filmit Sebastian Bear-McClard.

Është e paqartë nëse Pete dhe modelja janë ende në lidhje, por komediani u pa duke u larguar nga shtëpia e modeles në fillim të dhjetorit.

Pete, 29 vjeç, është parë në takime edhe me aktoren Chase Sui Wonders, 26 vjeç, në dy raste të ndryshme tashmë, në një lojë hokej dhe në dyqan ushqimesh.

Yjet u panë sërish të hënën në mbrëmje duke mbërritur në banesën e tij në New York.

Dalja e tyre vjen pasi përfaqësuesi i tij tha se aktorët janë ‘miq të shkëlqyeshëm’ përmes TMZ.

Emily dhe ish-burri i saj, Sebastian kanë djalin Sylvester Apollo, i cili mbush dy vjeç më 8 mars 2023.

Emily bëri kërkesë për divorc në shtator pas katër vitesh martesë, sipas Page Six, pasi ai dyshohet se e tradhtoi.

Ajo u martua me aktorin dhe producentin Sebastian në vitin 2018 më 23 shkurt 2018 në një gjykatë në New York. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Magazina
Shikoni se si reperi amerikan Travis Scott hedh vallen - pamjet bëhen virale në internet

Shikoni se si reperi amerikan Travis Scott hedh vallen - pamjet bëhen virale në internet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Kalo në kategori