Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar projektligjin për pagat në sektorin publik, ndërsa zëvendësministri i Brendshëm, Bardhyl Dobra, ka theksuar se së shpejti amendamentohet edhe Ligji për buxhetin dhe kuptohet vlera e saktë e koeficientit.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bardhyl Dobra, ka deklaruar se vlera e koeficientit për paga caktohet nLigjin për buxhetin e pagave.
“Deputetët e Kuvendit kanë mundësin që në çdo moment të bëjnë amendamente për ligje, së shpejti amendamentohet edheLigji për buxhetin dhe kuptohet vlera e saktë e koeficientit. Vlera e koeficientit do të caktohet në ligjin për buxhetin”, ka deklaruar Dobra , për RTV Dukagjini.
Ndërsa, se si do të bëhet kjo, ai ka thënë se në ligjin për buxhetin tashmë është një shumë që është ndarë për pagat, 745 milionë euro, e cila sipas tij, është 100 milionë më shumë sesa për vitin 2022.
“Ligji për pagat në sektorin publik po ndërton për herë të parë në Kosovë një sistem të pagave, pra ta kemi parasysh që sot kemi një sistem të ri, por deri më sot i kishim afër 60-të akte të ndryshme që rregullonin pagat sektorin publik, kishim 170 lloje të ndryshme të shtesave, pra kemi qenë në një situatë kur në një mënyrë arbitrare pa asnjë kalkulim pas asnjë analizë janë caktuar shtesa të ndryshme”, është shprehur tutje ai.
Imer Zeqiri – kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës
Ndërsa, kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, ka deklaruar se akoma nuk e dinë vlerën e koeficientit të pagave, edhe pse është miratuar nga Kuvendi i Kosovës, Ligji për Pagat në Sektorin Publik.
“Realisht kjo ka qenë kërkesë që nga fillimi, që vlera e koeficientit të dihet, pra ka qenë kërkesë nga punëtorët, dhe pres që kjo të sqarohet nga zëvendësministri Dobra”, ka thënë Zeqiri.
Sipas tij, është e pakuptimtë të bëhet miratimi i Ligjit të Pagave, pa u caktuar koeficienti i vlerës monetare.
Po ashtu, Dobra ka thënë se presidentja e ka koeficientin më të lartë në Kosovë, e që është 18-të, ndërsa nuk ka treguar se sa do të jetë një koeficient në vlerë monetare, por ka deklaruar vetëm se një koeficient është baraz me shifrën që do të caktohet së shpejti në ligjin për buxhetin. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova