Hyrjet e vizitorëve të huaj në Shqipëri arritën në 7.15 milionë deri në fund të muajit nëntor, duke shënuar një rekord krahasuar me të gjitha vitet e kaluara, edhe pa Dhjetorin.
Nga kjo shifër, sipas INSTAT, 6.7 milionë erdhën për pushime apo vizitë tek të afërmit, një rritje 30 për qind më shumë se gjatë 2021-it.
Shqipëria konfirmohet edhe njëherë në këtë mënyrë si një nga destinacionet që patën rritjen më të madhe të turizmit pritës gjatë këtij viti, pavarësisht krizës.
Çmimet relativisht të ulëta dhe shtimi i linjave direkte ajrore, shihen si disa nga faktorët kryesorë, që kanë ndikuar në rritjen me 3.7 herë të turistëve nga Spanja, dyfishimin e atyre nga Anglia, por edhe rritje të ndjeshme nga Italia. Por sërish, janë shqiptarët nga Kosova ata që mbajnë peshën kryesore të turizmit në vend.
Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se edhe në muajin nëntor ka pasur një numër të konsiderueshëm hyrjesh drejt vendit tonë, ku një dominim duket se e kanë dhënë shtetasit nga Kosova edhe si efekt i festave të nëntorit.
Konkretisht, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin nëntor 2022, janë 808,813. Ky tregues rezulton me një rritje 47.4 për qind, krahasuar me nëntor 2021.
Në nëntor 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 358,350. Ky numër është rritur me 46.8 për qind, krahasuar me nëntor 2021 ndërkohë që është 34 për qind më i lartë edhe në raport me vitin 2019 kur turizmi ishte në normalitet pa pandeminë e COVID-19.
Suksesi konfirmohet edhe në shpenzime, teksa sipas Bankës së Shqipërisë të ardhurat nga të huajt u regjistruan në 2.2 miliardë euro në 9 muaj.
Rekord ndërkohë edhe për daljet e shqiptarëve jashtë vendit. 5.2 milionë është numri i lëvizjeve jashtë kufijve të regjistruara. Një pjesë e mirë për turizëm, por edhe një numër i madh për arsye emigrimi, gjykuar nga statistikat paraprake të azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian, emigrantëve të rregullt, por edhe klandestinëve në Britaninë e Madhe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A