LAJMI I FUNDIT:

Pilotët e FSK-së, përfundojnë me sukses të lartë trajnimet në Bazën e Forcave Ajrore të Shqipërisë

Pilotët e FSK-së, përfundojnë me sukses të lartë trajnimet në Bazën e Forcave Ajrore të Shqipërisë

Ministria e Mbrojtjes, ka publikuar disa fotografi ku shihen pilotët e FSK-së, të cilët kanë përfunduar me sukses të lartë programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter në Bazën e Forcave Ajrore të Shqipërisë.

Në postimin e bërë në rrjetin social Facebook, kjo ministi ka shkruajtur se programin praktik pjestarët e FSK-së e kanë bërë, me helikopter të tipit AB-206.


“Pilotët tanë përfunduan me sukses të lartë programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter në Bazën e Forcave Ajrore të Shqipërisë. Në Bazën e Farkës të Forcave Ajrore të Shqipërisë, pilotët tanë të Njësisë së Aviacionit të FSK-së, përfunduan me sukses të lartë programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter tip AB-206, me qëllim të ruajtes së aftësive fluturuese individuale dhe operacionalitetit të njësisë sonë”, thuhet në njoftim.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes tani në këtë kohë është e domosdoshmë ngritja e kapaciteteve të forcave ajrore.

“Ngritja e kapaciteteve ajrore e institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, është nevojë për realizim të suksesshëm të operacioneve të përbashkëta ndërinstitucionale, si dhe atyre të përbashkëta në reagime për menaxhim krizash me forcat e Shqipërisë dhe forcat e vendeve tjera partnere rajonale mbi konceptin “Smart defense”. Në kohën kur jemi në proces të ngritjes së kapaciteteve ajrore, ky program është shumë i rëndësishëm për rigjenerim të shkathtësive operacionale të pilotëve tanë. Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për mbështetjen nga vëllezërit e motrat tona të Forcave Ajrore të Republikës së Shqipërisë”, thuhet tutje në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori