LAJMI I FUNDIT:

Si të flisni me macen tuaj dhe ajo t’ju kuptojë? Këto janë udhëzimet e sakta

Si të flisni me macen tuaj dhe ajo t’ju kuptojë? Këto janë udhëzimet e sakta
istockphoto

Shumica e pronarëve janë të sigurt: macet nuk i kuptojnë çdoherë

Disa pretendojnë se kafshët shtëpiake njohin vetëm atë që është e dobishme për ta – për shembull, fjalët që lidhen me ushqimin. Të tjerë pranojnë se macja e tyre nuk i përgjigjet, veçanërisht jo emrit të saj.

A ka kuptim gjuha jonë për macet, sa fjalë kuptojnë dhe si të komunikojnë siç duhet me kafshët shtëpiake?


Po ju sjellim udhëzimin e hollësishëm si të flisni me macen tuaj dhe njëherësh ajo t’ju kuptojë në tërësi, transmeton Telegrafi.

shutterstock

▪ Macet duan kur personi me ta komunikon me fjalë. Posaçërisht nëse flet qetë, me ton të butë.

▪ Biseda me macen është më e mira kur është ende kotele. Nuk është e nevojshme të bëni stërvitje të posaçme – vetëm komentoni se çfarë po ndodh. Për shembull, thoni “eja të hamë”, kur i jepni ushqim.

▪ Intonacioni dhe vëllimi i zërit janë shumë më të rëndësishme për një mace sesa vetë fjalët. Madje ndonjëherë mund edhe t’i jepni dënim me ton të ëmbël – dhe macja do të mendojë se i ke thënë diçka të mirë.

▪ Macet kanë shqisë të ndjeshme. Për këtë shkak është më mirë t’i flisni fjalët të cilat dëshironi t’ia mësoni pa modifikim. Për shembull, “ha” jo “drekë”, “luaj” jo “le të luajmë”.

▪ Është më e lehtë të stërvitësh një mace për të kuptuar 1-2 fjalë sesa një fjali të plotë. Për shembull, “Kiki, shko për një shëtitje” kafsha e vogël do ta mbajë mend më mirë se “Kiki, Kiki, shko për një shëtitje”. /Telegrafi/