LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i vdekur një person nga Shkupi

Gjendet i vdekur një person nga Shkupi

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në bulevardin “Serbia” në Shkup është gjetur i vdekur një person.

Sipas policisë, mjekët kanë konstatuar vdekjen pa shenja dhune.


“Më datë 20.12.2022 në SPB Shkup, Ndihma e Shpejtë ka raportuar se në një kompani në Bulevardin “Serbia” është gejtur i vdekur D.S (23) nga Shkupi. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka vërtetuar vdekjen pa shenja dhune dhe për ngjarjen është njoftuar edhe inspektori i Punës”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/