LAJMI I FUNDIT:

Magjia dhe luksi në Smaragd 1969

Magjia dhe luksi në Smaragd 1969

Nuk është rastësi që sllogani i fushatës së re të Smaragd1969 është Ciao Bella, The Magic is here! Magjia e Vitit të Ri filloi mbrëmjen e djeshme me një ngjarje magjepsëse në East Gate Mall Shkup, ku e gjithë vëmendja u përqendrua tek stolitë luksoze me shije, feminiteti dhe bukuria e rafinuar.

Në vetëm dy javë deri në përfundimin e vitit 2022, brendi i njohur i stolive italiane Smaragd1969 e përmbylli vitin me një ngjarje që fokusohej në gjysmën më të ndjeshme. Me një atmosferë të Vitit të Ri, në të cilën janë përshtatur shumë mirë tingujt e Goran Papaz, përvoja e akullt me proseko dhe ushqime të shijshme të ëmbla në formën e smaragdit dhe monedhave të arit. Një kombinim i përsosur për Vitin e Ri, përvojë magjike, e dedikuar ekskluzivisht për miqtë. Me këtë hap, Smaragd1969 i kushtoi vëmendje të veçantë klientëve të tij duke u dhuruar atyre kuti të brendit për pjesë të zgjedhura të stolive.

Të pranishmëve u drejtua edhe pronari i brendit,  Rilind Hoxha, dhe u uroi mirëseardhjen:
“Të dashura zonja, është e një rëndësie të veçantë për ne që sonte të fillojmë magjinë e festave të Vitit të Ri së bashku dhe në të njëjtën kohë të përmbyllim këtë vit. Uroj që edhe në të ardhmen të kultivojmë traditën me vëmendje të veçantë ndaj Jush dhe me këtë vetëm të dëshmojmë se përvoja e deritashme 53 vjeçare dhe besimi juaj te ne, na kanë ngjitur në këtë shkallë tani, pikërisht falë këtyre vlerave!”

Brendi Smaragd1969 prezantoi koleksionin e ri të stolive italiane, me pjesë të zgjedhura me kujdes që do të kënaqin shijen e çdo zonje. Stolitë kanë certifikatë ndërkombëtarë të diamantëve dhe një garanci të cilesisë të arit.

Smaragd 1969 është në dispozicion me sallonet e shitjeve në East Gate Mall, QTQ dhe në Çarshinë e vjetër të Shkupit në Shkup.

Ngjarja u realizua në mënyrë të shkëlqyer në aspekt teknik dhe kreativ nga agjencia e marketingut Why Agency , në të cilën të gjithë të pranishmit shijuan notën e butësisë dhe të sofistikimit.

Në vazhdim, shihni galerinë e fotografrive. Magjia ka arritur.

Artikull i sponzorizuar