LAJMI I FUNDIT:

Trafik droge nga Shqipëria, arrestohen 14 persona në Itali, pesë prej tyre shqiptarë

Trafik droge nga Shqipëria, arrestohen 14 persona në Itali, pesë prej tyre shqiptarë

Katërmbëdhjetë persona janë arrestuar nga Drejtoria e Hetimit Antimafia në kuadër të operacionit “Shefi”, të koordinuar nga prokuroria publike e Barit.

Mediat italiane bëjnë me dije se mes të arrestuarve janë 9 italianë dhe 5 shqiptarë të cilët merreshin me trafik ndërkombëtar të drogës e cila siç raportohet vinte nga Shqipëria.

Veprimtaria e hetimit, e cila kishte nisur në maj 2016, bëri të mundur sekuestrimin e mbi 2300 kilogramëve drogë, përfshirë marihuanë, kokainë dhe heroinë.


Mësohet se nëse droga do të dilte në treg do të kapte vlerën prej 15 milionë euro. Hetuesit gjetën 7 milionë doza të vetme që mund të merreshin nga pikat e shitjes me pakicë

Në vitin 2018, operacioni kishte çuar në çartifikimin e dy organizatave të fuqishme kriminale që vepronin në Bari, me degëzime dhe në Shqipëri, në Siçili, Kampani, Kalabri dhe Abruzzo. Këto organizata importonin sasi të mëdha lëndësh narkotike nga Shqipëria në rrugë detare.

Hetuesit e DIA-s, në fakt, monitoronin furnizimin me drogë në Shqipëri, transportin ndërkombëtar që bëhej gjithmonë me rrugë detare, duke përdorur varkat në linjën Shqipëri-Puglia, zbarkimet që bëheshin gjithmonë në sinergji të ngushtë me organizatat kriminale puliane, që ndodhet në Bari dhe Provinca, transport nga Pulia në rrugë tokësore me korrier italianë

Drejtoria e Hetimit Antimafia kishte lokalizuar në lagjen Carrassi të qytetit të Barit një depozitë për magazinimin e drogës dhe identifikoi një shtetas shqiptar që konsiderohej në krye të një prej dy organizatave kriminale. Pas hetimeve, me ndihmën e përgjimeve telefonike, përndjekjes dhe kontrollit, bënë të mundur arrestimin e dy kontrabandistëve nga Shqipëria me mbi ton drogë, një korrier italian me mbi një mijë kilogram marihuanë, dy korrierë italianë duke transportuar 13 kilogramë drogë me destinacion Salerno dhe Tortoreto si dhe dy korrierë shqiptarë me 8 kilogramë drogë në Siçili. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori