LAJMI I FUNDIT:

Catherine Zeta-Jones deklaron publikisht: Jam e dashuruar me Messin dhe burri im këtë nuk e ka problem

Catherine Zeta-Jones deklaron publikisht: Jam e dashuruar me Messin dhe burri im këtë nuk e ka problem

Catherine Zeta-Jones ka deklaruar dashurinë e saj për një burrë tjetër – dhe thotë se burri i saj Michael Douglas, 78 vjeç, është ‘në rregull me këtë’.

Aktorja 53 vjeçe, hyri në Instagram të dielën mbrëma teksa shikonte finalen më dramatike të Kampionatit Botëror, shkruan DailyMail.


Duke brohoritur Argjentinën nga shtëpia e saj teksa siguronin një fitore gjatë penalltive pas një loje të gjatë me Francën, Catherine pranoi se ka një vend të posaçëm në zemrën për Lionel Messin, 35 vjeç.

Duke publikuar një video të televizorit të saj teksa ekipi shpërtheu në lot pas fitores së tyre, Catherine mund të dëgjohej duke kënduar “Ole, Ole, Ole” në sfond.

Ylli shkroi në mbishkrimin e postimit: “Ndeshja më e mirë që kam parë ndonjëherë, ndonjëherë! Shiko, unë mbështes Paris Saint Germain, pse, çudi dikush, unë i dua francezët, e flas madje frëngjishten, zemra ime është me juve”, shkroi ajo.

“Por ju duhet të kuptoni, unë e dua MESSIN-in dhe më e mira?….Burri im është në rregull me këtë. Nuk ka nevojë….kështu që mos qani për mua apo askënd tjetër, Argjentinë! OLE!”, shkroi tutje aktorja e njohur.

Catherine dhe Michael janë të martuar për 22 vjet dhe kanë dy fëmijë.

Ylli i Paris Saint-Germain udhëhoqi skuadrën e Amerikës së Jugut drejt lavdisë botërore të dielën mbrëma, duke shënuar dy gola për të ndihmuar ekipin e tij të mposhtte Francën 4-2 me penallti në stadiumin “Lusail” në Katar.

“E dija që Zoti do të ma sillte këtë dhuratë, kisha ndjenjën se ky Botëror ishte i vetmi”, tha ai.

“U desh kaq shumë, por ja ku është. Vuajtëm shumë, por ia dolëm. Mezi pres të jem në Argjentinë për të dëshmuar çmendurinë e kësaj”, tha futbollisti argjentinas pas marrjes së trofeut. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori