LAJMI I FUNDIT:

Musk thotë se vetëm përdoruesit me ‘shenjën blu’ do të mund të votojnë për ndryshimin e politikave në Twitter

Musk thotë se vetëm përdoruesit me ‘shenjën blu’ do të mund të votojnë për ndryshimin e politikave në Twitter

Elon Musk ka thënë se Twitter do të lejojë vetëm llogaritë me shenjën blu të votojnë për ndryshimet në politikat e kompanisë pasi shumica e përdoruesve votuan që ai të largohej nga pozita e CEO-s.

Siç dihet, Musk nisi një sondazh në Twitter duke pyetur përdoruesit nëse duhet të largohej nga posti i shefit ekzekutiv – 57. 5 për qind e përdoruesve votuan “po”.

Që atëherë, ai nuk ka komentuar në mënyrë të drejtpërdrejt rezultatin e sondazhit, transmeton Telegrafi.


Por ai ka thënë se Twitter do të ndryshojë rregullat në mënyrë që vetëm njerëzit që paguajnë për abonim të mund të votojnë për politikat e kompanisë.

Një përdorues pohoi se të ashtuquajturat llogaritë bots duket se kanë votuar shumë në sondazhin për rolin e Musk në firmë. Musk tha se e konsideronte pretendimin “interesant”.

Miliarderi kishte thënë se kur zhvilloi sondazhin se do t’i përmbahej rezultatit. Nëse ai jep dorëheqjen si shef ekzekutiv, ai do të mbetet pronar i Twitter.

Bruce Daisley, ish-zëvendëspresident i Twitter, krahasoi çdo ndryshim të mundshëm me atë të një menaxheri futbolli. “Kryetari mbetet ende dhe Elon Musk do të jetë gjithmonë zëri i pranishëm mbrapa çdo hapësire”, tha ai për programin Today të BBC-së.

Në përgjigje të një postimi në Twitter duke thënë se abonentët e Twitter Blue “duhet të jenë të vetmit që mund të votojnë në sondazhet e lidhura me politikat”, Musk tha: “Ide e mirë, Twitter do ta bëjë këtë ndryshim”. /Telegrafi/