LAJMI I FUNDIT:

Prindërit kërkojnë t’i falet jeta e djalit të tyre – autoritetet iraniane duan ta ekzekutojnë 19-vjeçarin

Prindërit kërkojnë t’i falet jeta e djalit të tyre – autoritetet iraniane duan ta ekzekutojnë 19-vjeçarin

Në një video të publikuar sot, prindërit e një të riu iranian që po përballet me ekzekutimin për përfshirjen në një lëvizje proteste tre-mujore po i luten autoriteteve ligjore të Iranit që të kursejnë djalin e tyre.

Mehdi Mohamad Karami mund të jetë iraniani i tretë i ekzekutuar në lidhje me demonstratat e shkaktuara nga vdekja e Mahsa Amini më 16 shtator, e cila u arrestua nga policia morale për mbajtjen e pahijshme të hixhabit.

Sipas Amnesty International, ai është mes pesë personave të dënuar me vdekje për një sulm që vrau një pjesëtar paraushtarak gjatë një ceremonie funerali për një protestuese femër në Karaj, pranë Teheranit.


“Unë me respekt kërkoj nga autoritetet gjyqësore dhe ju lutem që të heqin dënimin me vdekje në rastin e djalit tim”, tha babai i Mehdi Mohamad, Mashallah Karami, në një video të publikuar në rrjetet sociale.

https://twitter.com/tara_fatehi/status/1604753544485441536

Ai e përshkroi djalin si kampion të karatesë, anëtar i ekipit kombëtar që fitoi garat në Iran. Nëna më pas kërkoi që të lihej djali i saj, i cili ishte rreth njëzet vjeç.

Mehdi Mohamad Karami u dënua më pak se një javë pas fillimit të një gjyqi të përshpejtuar dhe të padrejtë që në asnjë mënyrë nuk i ngjan një procesi gjyqësor të vlefshëm, tha Amnesty International.

Irani ka shpallur 11 dënime me vdekje për përfshirje në “trazira”, për të cilat thotë se janë nxitur nga “armiqtë e huaj”, veçanërisht SHBA dhe Izraeli.

Dy ekzekutimet e para tashmë janë kryer, Mohsen Shekari u ekzekutua më 8 dhjetor dhe Majidreza Rahnavard më 12 dhjetor, të dy 23 vjeç. Një tjetër u var publikisht.

Rreth 14 mijë njerëz janë arrestuar që nga mesi i shtatorit, sipas OKB-së, dhe 469 protestues janë vrarë, sipas organizatës me bazë në Oslo për të drejtat e njeriut në Iran (IHR).

Autoritetet njoftuan se më shumë se 200 njerëz, përfshirë anëtarë të forcave të sigurisë, kishin vdekur që nga fillimi i demonstratave. Demonstratat nisën pas vdekjes së 22-vjeçares. Mahsa Amini, e cila u ndalua për shkelje të kodit të rreptë të veshjes për gratë, sipas policisë morale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori