Si të shmangni plasaritjen e lëkurës në muajt e ftohtë?
Stinën e ftohtë të vitit zakonisht e lidhim me reshje të shpeshta, reshje bore, rroba dhe këpucë të ngrohta, por edhe me lëkurën e thatë
Kjo është stina e vitit kur lëkura humbë lagështinë, gjë që rezulton me plasaritje dhe skuqje të lëkurës.
Ata me lëkurë problematike dhe të thatë janë veçanërisht të rrezikuar. Me uljen e temperaturës, rritet edhe lagështia në ajër, e cila nxjerr lagështinë nga lëkura, duke e bërë atë të thatë. Ngrohja qendrore gjithashtu kontribuon në tharjen e lëkurës, e cila e përkeqëson më tej gjendjen.
Zbuloni më poshtë se si të dalloni dhe shmangni plasaritjen e lëkurës në muajt e ftohtë dhe të siguroni një çehre të bukur dhe të rregulluar gjatë gjithë vitit, transmeton Telegrafi.
▪ Skuqja dhe acarimi të shoqëruara me luspa të thata, të vogla dhe të bardha janë shenja të dehidratimit të lëkurës. Lëkura e thatë mund të shkaktojë edhe kruajtje apo tendosje të pakëndshme. Lëkura është e ashpër dhe plot plasaritje të imëta. Si të shmanget plasaritja e lëkurës?
▪ Shmangni dushin me ujë të nxehtë dhe me sapunë agresivë. Lahuni në ujë të ngrohtë, duke përdorur sapunë për njomje të lëkurës dhe mos qëndroni në vaskë më shumë se 10 minuta.
▪ Fshini fytyrën dhe trupin duke prekur butësisht lëkurën me peshqir. Brenda 3 minutave nga dushi apo larja aplikoni krem hidratimi dhe krem ushqyes. Kujdes të veçantë kushtoni duarve, bërrylave, fytyrës, pjesës së poshtme të këmbëve dhe shputave. Nëse vuani nga kruajtje jashtëzakonisht të pakëndshme, provoni që atë zonë ta lyeni me krem hidratimi, të vendosni kompresa të ftohta të cilat do ta zbusin kruajtjen. Përveç kremrave hidratues, rekomandohet të provoni, vajra, pomada ose kremra për kujdesin e lëkurës së thatë.
▪ Ulni temperaturën e ngrohjes në një dhomë të mbyllur dhe vishni një triko më të ngrohtë dhe çorape termike.
▪ Nëse jeni jashtëzakonisht të ftohtë dhe nuk mendoni për uljen e ngrohjes, mos harroni të përdorni një lagështues dhe herë pas here ajrosni dhomat.
▪ Shmangni leshin dhe materialet e tjera të vrazhda që mund të irritojnë lëkurën.
▪ Gjithmonë vishni doreza gjatë dimrit dhe aplikoni shpesh losion duarsh.
▪ Pini shumë ujë për të hidratuar lëkurën tuaj nga brenda jashtë.
▪ Gjatë muajve të ftohtë, përpara se të dilni nga shtëpia, aplikoni një krem të pasur hidratues në fytyrën tuaj për ta mbrojtur atë nga era dhe ajri i ftohtë.
▪ Një herë në javë, bëni një eksfolim të butë të fytyrës dhe trupit me kafe dhe vaj ulliri. Pas kësaj, bëni një maskë me kastravec të qëruar, kos dhe mjaltë. Aplikojeni në fytyrë dhe shpëlajeni pas 15 minutash me ujë të vakët dhe aplikoni një krem hidratues.
Në rast të dëmtimit dhe acarimit të madh të lëkurës, vizitoni një dermatolog i cili do të caktojë një terapi të dedikuar për llojin tuaj të lëkurës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVeshja e Jenner është shembulli i përkryer për të kombinuar xhinset me këpucë
Rezultate të papritura: Fëmijët e këtillë në të ardhmen do të fitojnë më së shumti
Si të kujdesemi për organet gjenitale të bebes
Është publikuar lista e dhjetë supermodeleve më të bukura në botë sipas raportit të artë
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
Pija në të cilën betohet Melania Trump: Zvogëlon apetitin, dëshirën për ëmbëlsira dhe përshpejton humbjen e peshës trupore!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova