LAJMI I FUNDIT:

Si të kujdesemi për organet gjenitale të bebes

Si të kujdesemi për organet gjenitale të bebes

Gjenitalet e bebeve të gjinisë femërore kërkojnë kujdes të veçantë. A është e nevojshme të përdoret sapuni gjatë larjes, a duhet vënë krem dhe si të veprohet nëse ndodh inflamacioni i mukozës, do të mësoni në tekstin në vijim.

Kujdesi për organet gjenitale është pjesë e rëndësishme e higjienës së përgjithshme te të porsalindurit, sepse vazhdimisht u janë të ekspozuara veprimit irritues të urinës dhe jashtëqitjes. Kujdesi duhet të jetë i rregullt që nga lindja, transmeton Telegrafi.

Ja këshillat se si të kujdesemi drejt për gjenitalet e bebeve të gjinisë femërore:

A duhet që me rastin e larjes së organeve gjenitale të bebes vajzë të përdoret shamponi?

Përdorimi i sapunit dhe i shamponit, të cilët janë kryesisht alkal, nuk rekomandohet për larje të gjenitaleve të bebet vajza, sepse shtojnë bazaltikë në vagjinë, kështu që ekziston mundësia më e madhe e infektimit.

Mbetjet nga jashtëqitja me mukozë me kujdes fshijani me vatë të njomë dhe të shtrydhur, ndërkaq nga lëkura me pelenë të njomur. Kur beben e lani në koritë, përdorni shampon neutral apo shampon të thartë apo sapun (rreth 7 ph).

f_9

A pengon nëse kremi mbrojtës depërton në brendi të organit gjenital?

Pas larjes dhe fshirjes, gjenitalet dhe pjesët rreth anusit nga jashtë lyhen me kremin e yndyrshëm për fëmijë, i cili mbron lëkurën e butë nga veprimet gërvishtëse të urinës dhe jashtëqitjes.

Mukoza e organeve gjenitale nuk lyhet, por nuk pengon nëse ndonjëherë bie në kontakt me kremin e bebeve. Mirëpo, shtresa tepër e trashë e kremit është bazë e mirë për zhvillim bakteresh!

Si veprohet në rastin e skuqjes së mukozës së gjenitaleve?

Duhet shpesh të ndërrohen pelenat dhe atë regjion duhet fshirë me gazë të njomur, pa përdorim të sapunit apo shamponit kurdo që bebja ka kryer nevojën e madhe.

Mos i lyeni me asgjë, pos me krem standard mbrojtës derisa mjeku të mos konstatojë se si të veprohet.

Mjeku, sipas nevojës, do të marrë mostrën dhe në bazë të konstatimit do të përcaktojë terapinë. Gjithmonë janë të mira larjet e bebes në pozitën ulur me tretje të butë të hipermanganit, që do të thotë të jetë ngjyrë e zbehtë trëndafili. Nëse është ngjyrë e zbehtë e kuqe, do t’ia irritojë bebes lëkurën. Këtë mund ta shkaktojë edhe në kokërr e vetme e hipermanganit e cila e patretur bie në kontakt me lëkurën dhe mukozën.

Nëse bebja ka shtresa të bardha me aromë të pakëndshme, me siguri fjala është për kërpudhat dhe candidën. Me kujdes duhet t’i largoni me gazë të njomur në çaj kamomili dhe dërgojeni beben te mjeku.changing baby girl diaper

Si t’ia bëjmë kur shfaqen gjurmë të kuqe në pelena?

Te foshnjat e të dy gjinive gjurma e kuqe (pothuajse ngjyrë portokalli) zakonisht është pasojë e shtresimit të kristaleve të oksalike, që ndonjëherë ka më shumë në urinën e bebes. Shfaqja është e padëmshme dhe nuk kërkon kurrfarë tretmani.

Te foshnja e porsalindur vajzë nganjëherë mund të vërehet pak gjak në pelena. Fjala është për reaksionin në shtatzëni: disa pika gjaku të cilat rrjedhin nga vagjina e bebes janë pasojë e veprimit të hormoneve të së ëmës me prejardhje nga shtrati i mitrës. Kjo dukuri është e padëmshme e cila largohet vetë. /Telegrafi/