Elon Musk u ofron gazetarëve që ai i largoi nga Twitter mundësinë për t’u kthyer me disa kushte të caktuara
Pronari i ri i Twitter, Elon Musk, u ka ofruar mundësinë e rikthimit në platformë disa prej gazetarëve të cilët ai i ndaloi në Twitter, vetëm nëse ata i fshijnë statuset për të cilat ai në mënyrë të rreme pretendonte se ndanin vendndodhjen e tij “të saktë në kohë reale”.
Ky vendim i Musk erdhi pasi ai postoi një sondazh në profilin e tij personal i cili përfundoi të premten në mbrëmje me 59 për qind të pjesëmarrësve që votuan në favor të rikthimit të menjëhershëm të llogarive.
Musk kishte ndaluar të enjten Donie O’Sullivan të CNN, Ryan Mac të The New York Times dhe Drew Harwell të The Washington Post. Gazetari progresiv i pavarur Aaron Rupar, ish-prezantuesi i MSNBC Keith Olbermann dhe kolumnistja e Insider Linette Lopez u ndaluan gjithashtu, raporton CNN, transmeton Telegrafi.
“Njerëzit e dhanë verdiktin”, shkroi Musk të premten mbrëma pas sondazhit të tij, duke u zotuar të rivendoste llogaritë që ai kishte akuzuar në mënyrë të rreme për ndarjen e vendndodhjes së tij “të saktë në kohë reale”.
The people have spoken.
Accounts who doxxed my location will have their suspension lifted now. https://t.co/MFdXbEQFCe
— Elon Musk (@elonmusk) December 17, 2022
Por ndërsa llogaritë u bënë të shikueshme publikisht të shtunën, gazetarëve në fakt iu ndalua të postonin derisa të fshinin postimit për të cilat Musk kishte pretenduar se shkelnin rregullat e Twitter.
Në të kaluarën, Twitter kishte kërkuar heqjen e statuseve të cilat shkelnin rregullat në mënyrë që përdoruesit të rifitonin qasjen në llogaritë e tyre, por gazetarët në këtë rast kundërshtojnë fuqishëm se postimet e tyre shkelnin rregullat e Twitter.
O’Sullivan dhe Harwell të shtunën në mëngjes i thanë CNN se nuk kishin rënë dakord të fshinin postimet në Twitter dhe në vend të kësaj zgjodhën një opsion për të apeluar vendimin.
“Është gazetari,” shkroi Harwell në apelin e tij, një kopje e së cilës iu dha CNN. Harwell shtoi se statusi i tij nuk përfshinte një “link me informacionin privat të askujt”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFacebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime
"Epoka e Al ka filluar", deklaron shefi i Nvidia
Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të Google Maps
WhatsApp më në fund po prezanton veçorinë e transkriptimit të mesazheve zanore
A e keni provuar “Google gravity”?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj