Citroën, në bashkëpunim me prodhuesit e kompanive filmike Pathé dhe Trésor Films dhe shtëpinë botuese franceze Les Éditions Albert René, krijoi “karrocën konceptuale” të parë të prodhuar në Gali, bazuar në modelin legjendar 2CV.
Për Citroën ky është një lloj bashkëpunimi krejtësisht i ri, sepse një “koncept karrocë” është projektuar dhe ndërtuar enkas për nevojat e këtij filmi, transmeton Telegrafi.
Ekipet e departamentit të dizajnit të markës Citroën morën pjesë në projekt që në fillim, por kishin vetëm tre muaj për ta përfunduar atë.
Është e zakonshme që një vit të kalojë nga skicat e para në krijimin e një automjeti konceptual.
“Takimi i këtyre dy legjendave të kulturës franceze ishte sigurisht i pazakontë dhe i jashtëzakonshëm. Ekipet e markës Citroën dhe filmi Asterix bashkëpunuan që në fillim me shumë respekt të ndërsjellë. Na u ofrua një mundësi vërtet unike për të krijuar dhe ndërtuar karrocën e parë koncept nga e para, dhe ne u argëtuam shumë me këtë! Rezultati është një ‘odë’ për modelin legjendar 2CV, i cili përfaqëson Citroën në të gjithë madhështinë e tij”, tha Pierre Leclercq, drejtor i zizajnit të markës Citroën.
Modeli 2CV është i njohur në të gjithë botën për siluetën e tij të veçantë dhe është pjesë e kulturës dhe trashëgimisë franceze.
Në filmin Asterix and Obelix: The Middle Kingdom, kjo “koncept karrocë” është një riinterpretim i modelit 2CV dhe tregon stilin e jetës së heronjve galikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Cili bolid fiton në përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, Formula E apo Formula 1?
Rikthehet Ford Taurus
Prezantohet 500X nga Fiat (Foto)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City