Partitë opozitare të krahut të djathtë dhe lëvizjet djathtiste organizuan protestë më 16 dhjetor para ndërtesës së Presidencës serbe në Beograd. Protestuesit kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, “të ndryshojë politikën” e Serbisë ndaj Kosovës dhe të pezullojë negociatat që zhvillohen në Bruksel.
Protesta u organizua në kohën e rritjes së tensioneve mes dy shteteve, pasi më 10 dhjetor, disa serbë lokalë vendosën barrikada në veri të Kosovë, në shenjë kundërshtimi me arrestimin e ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.
Pantiqit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, pasi dyshohet se ka organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
Organizatorët e protestës bënë thirrje për dhënien fund të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011.
Lideri i lëvizjes opozitare të krahut të djathtë, Dveri, Boshko Obradoviq, para protestuesve tha se çështja e Kosovës duhet të kthehet sërish në Kombet e Bashkuar dhe Këshillin e Sigurimit.
“Prandaj duhet t’i dërgohet një letër presidentit të Rusisë, presidentit të Kinës dhe të gjitha shteteve në botë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, tha Obradoviq, raporton REL.
Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së janë pesë shtete që janë anëtare të përhershme, përfshirë Rusinë dhe Kinën, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Obradoviq po ashtu kërkoi anulimin e Marrëveshjes së Brukselit, të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia më 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Një prej folësve në protestë ishte edhe Mlladen Obradoviq, lideri i organizatës së ndaluar klerofashiste, Obraz.
Gjatë adresimit para protestuesve, ai tha se “e vetmja zgjidhje për çështjen e Kosovës është që serbët të bashkohen, me guxim e me vendosmëri të thonë ‘s’ka dorëzim’, asnjë ndarje dhe asnjë shkëputje të ndonjë pjese të Serbisë, në asnjë mënyrë”.
Protestuesit u panë duke mbajtur në duar pankarta me mesazhe të ndryshme sikurse “Në Prizren nesër dhe përgjithmonë”, “S’ka dorëzim” dhe “Kosovën do ta tradhtojnë vetëm frikacakët”.
Pas fjalimeve të organizatorëve, protestuesit marshuan nëpër rrugët në qendër të Beogradit drejt Ambasadës ruse, para së cilës, ata brohoritën “serbët dhe rusët, vëllezër përgjithmonë”.
Protesta përfundoi para Kishës së Shën Savës, pa ndonjë incident. Për sigurinë në protestë u përkujdesën një numër i vogël i zyrtarëve policorë serbë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë