LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Salih Mustafës flet nga Haga, tregon mesazhin që ia la babai

Vajza e Salih Mustafës flet nga Haga, tregon mesazhin që ia la babai

Buna Mustafa, vajza e komandant “Calit” ka reaguar pasi ai u shpall fajtor për krime lufte në kompleksin në Zllash në vitin 1999.

Në një reagim të bërë nga Haga ku ka takuar babanë e saj, ajo ka thënë se kjo është një sfidë më shumë për familjen dhe përulje tjetër për kombin shqiptar.


“Unë sapo dola nga vizita me babin. Nuk kam pasur asnjëherë bisedë më të dashur, më të çlirët dhe më të ndjerë me të. Babi ishte më i fortë se kurrë e më kokëlartë se kurrë”, ka shkruar Buna Mustafa në Facebook.

Ajo tutje ka bërë të ditur edhe mesazhin që i ka dhënë i ati.

“’Patriotizmi në ditë të sotme tregohet përmes punës së juaj të ndershme, arritjeve të juaja. Serbët nuk i keni më aty. E ata që ju respektojnë, i respektoni dy herë më shumë’. Kjo ishte një pjesë e bisedës sonë sot, ku përçohet edhe morali i lartë i babit. Faleminderit familjarëve, miqve të afërt dhe të gjithë popullit për këtë përkrahje! Por, edhe unë kam të njëjtën pyetje: ‘Në emër të cilit popull?’”.

Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë, e ka dënuar Salih Mustafën me 26 vjet burgim si dënim të njësuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori