LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq uron Kosovën për aplikimin për anëtarësim në BE

Abazoviq uron Kosovën për aplikimin për anëtarësim në BE

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar institucionet në Kosovë për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Urimet më të përzemërta Qeverisë së Republikës së Kosovës për aplikimin për anëtarësim në BE dhe arritjen e liberalizimit të vizave!”, ka shkruar fillimisht Abazoviç në Twitter, përcjell Telegrafi.


Sipas tij, ky akt historik për Kosovën fuqizon aspiratat e Ballkanit Perëndimorë për integrim në familjen e madhe evropiane.

“Republika e Kosovës do të ketë mbështetje të sinqertë dhe të plotë të Malit të Zi në rrugëtimin e saj drejt BE-së”, ka shkruar më tej Abazoviq.

Ndryshe, një urim për Kosovën në drejtim të anëtarësimit në BE ka ardhur edhe nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

“Urime Kosovës për çështjen e liberalizimit të vizave dhe paraqitjen e aplikacionit për anëtarësim – hapi i parë drejt së ardhmes evropiane. Perspektiva të qarta të anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të ndalojmë së humburi kohën e çmuar dhe mundësitë”, kishte shkruar Gjukanoviq. /Telegrafi/