Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka bërë të ditur se, BEI Globale, dega e dedikuar e BEI-t për aktivitetet jashtë Bashkimit Evropian, i ka ofruar Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë një grant me vlerë 600 mijë në formën e asistencës teknike.
Sipas MAShTI-t, ky është hapi i parë për një ndërhyrje më të gjerë të bankës në forcimin e sektorit të arsimit në Kosovë. Me këtë rast, BEI Globale do të ndihmojë në identifikimin e nevojave për përmirësim në arsimin e lartë në Kosovë. Mbështetja këshilluese do të ofrojë rekomandime për përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese dhe standardeve të institucioneve publike të arsimit të lartë.
Ky vlerësim është hapi i parë për zgjerimin, rinovimin dhe rehabilitimin e universiteteve të përzgjedhura publike dhe do të rezultojë në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë.
Zëvendëspresidentja e BEI-t, Lilyana Pavlova, përgjegjëse për aktivitetet e Bankës në Ballkanin ki Perëndimor ka thënë se dega jonë e zhvillimit, BEI Globale, ka kontribuar në rritjen e mbështetjes teknike për projekte të reja dhe të qëndrueshme në rajon, në përputhje me standardet e BE-së.
Sipas saj, Granti i nënshkruar me partnerët tanë në Kosovë do të ndihmojë në ofrimin e udhëzimeve për zhvillimin e proceseve moderne arsimore dhe të infrastrukturës për secilin institucion të përfshirë në projekt.
Në këtë mënyrë, ka theksuar se granti do të kontribuojë në rritjen e përgjithshme ekonomike përmes fuqizimit të potencialit njerëzor dhe zhvillimit të shkathtësive për t’iu përshtatur kërkesave të tregut të punës në mënyrë më efikase.
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës, Arbërie Nagavci ka thënë se kjo marrëveshje është dëshmi e mëtejshme e përkushtimit të EIB Global për të mbështetur Kosovën, drejt përmirësimeve në shkallë të gjerë në sektorin e arsimit.
Ajo ka theksuar se Infrastruktura dhe standardet e arsimit të lartë janë dy shtylla kyçe që përcaktojnë cilësinë e arsimit të ofruar dhe ky grant është një mundësi e shkëlqyer për të përmirësuar dhe avancuar sistemin tonë arsimor.
Ndërkaq, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati e ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë që ka Kosova me BEI-n, si një nga partnerët kyç të zhvillimit në rrugën drejt integrimit në BE, dhe tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për ne.
Sipas tij, sektori i arsimit të lartë do të përfitojë nga rekomandimet e ekspertëve të angazhuar dhe kjo do t’i hapë rrugën prioritizimit të investimeve tepër të nevojshme në të ardhmen në infrastrukturën e arsimit të lartë.
Që prej vitit 2020, BEI Globale ka investuar 70 milionë euro në bizneset e vogla të Kosovës dhe në sektorin e mjedisit. Në vitin 2022, BEI Globale ofroi dy grante asistence teknike për Kosovën me vlerë 2,1 milionë euro.
Që nga fillimi i pandemisë në vitin 2020, BEI ka zhbllokuar 70 milionë euro për Kosovën për të mbështetur rimëkëmbjen më të shpejtë të bizneseve të vogla dhe ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza. Deri më sot, BEI ka dhënë 170 milionë euro për sektorin e arsimit në Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'