Dashuria e vërtetë jo vetëm mund të ndihet, por është e dukshme edhe me sy të lirë
Nëse jeni një nga ata njerëz që kërkojnë prova në çdo situatë dhe preferojnë fakte, kushtojini vëmendje shenjave të mëposhtme.
1. Ndan gjithnjë ushqimin me ty
Ka shumë njerëz që e urrejnë kur dikush merr një kafshatë nga pjata e tyre, veçanërisht pa pyetur më parë. Shumë meshkuj mund të ndjehen edhe çuditshëm kur ushqehen me të njëjtën lugë apo pirun. Kjo është arsyeja pse të shohësh partnerin tënd të ndajë ushqimin me ty është një shenjë e mirë e dashurisë.
2. Ju dërgon mesazhe me zë
Kjo është një alternativë e mirë për ata që nuk mund të jenë bashkë aq sa duan, por përsëri ndjejnë nevojën për të qëndruar ‘të lidhur’. Mesazhet zanore janë prekëse dhe më të përshtatshme për komunikimin në distancë. Kur partneri t’ju dërgojë një mesazh zanor, do të thotë se ka gjetur kohën dhe është përpjekur për ta regjistruar atë, ndonjëherë duke kërkuar edhe për një vend të qetë, vetëm sepse do të qëndrojë i lidhur me ty.
3. E lë telefonin pa fjalëkalim
Fjalëkalimet sekrete mund ta bëjnë partnerin të mendojë: ‘Ka diçka që më fsheh’. Kjo nuk është gjë e mirë për një marrëdhënie. Nuk po themi se ju duhet të dini të gjitha fjalëkalimet e partnerit, sepse ekziston dhe e drejta e privatësisë.
4. Është i gatshëm të provojë gjëra të reja me ty
Një partner, i cili kujdeset thellësisht për ju dhe dëshiron të mësojë më shumë për personalitetin tuaj, patjetër që do të përpiqet të krijojë situata dhe aktivitete. Në këtë mënyrë duke u përfshirë në të njëjtat rrethana, lidhja juaj forcohet dhe kaloni më shumë kohë së bashku.
5. Ju lë shënime apo dhurata surprizë përreth
Kartat e vogla “I Love You” të fshehura në xhepin e palltos, mesazhe qesharake të shkruara në një pasqyrë banjoje me pastë dhëmbësh, pjesa e fundit e çokollatës suaj të preferuar e ruajtur për TY, shembujt janë të pafund. Por kuptimi kryesor që japin gjëra të tilla është – “Unë të dashuroj, dhe dua që ta dish këtë çdo ditë.”
6. Ndryshon zakonet
Zakonet e vjetra zhduken me vështirësi. Ne nuk mund të presim që dikush të ndryshojë plotësisht personalitetin për të qenë në një lidhje.
7. Zgjedh të bisedojë në vend që të heshti
Kur shfaqen debate apo situata jo të këndshme, personi që me të vërtetë kujdeset për harmoninë midis jush, gjithmonë do të zgjedhë dialogun dhe ndershmërinë në vend të shtyrjes së diskutimit. Dashuria ka të bëjë edhe me mirëkuptimin.
8. Krenohet që është me ty
Është normale ta mbani marrëdhënien private në fillim, pasi jeni duke ecur në një tokë të paqëndrueshme me ulje dhe ngritje. Por, kur koha kalon dhe njëri nga partnerët ende nuk është gati të dalë në publik, ka një problem.
Por, ka dhe nga ata që janë të gatshëm t’ju prezantojnë me miqtë, familjen dhe kolegët, flasin shumë për ju, vlerësojnë çdo hap tuajin drejt një qëllimi të caktuar dhe festojnë fitoret tuaja të mëdha.
9. Nuk largohet kur ti ke më shumë nevojë për të
Nëse partneri mund të trembet lehtësisht nga pamja juaj jo aq e bukur, temperatura e lartë, dobësia, kjo është për të ardhur keq. Nëse ai me padurim vrapon për të blerë portokall, ju mat herë pas here temperaturën dhe bën gjëra që ty të bëjnë të ndihesh mirë, atëherë e gjetët personin e duhur.
10. Dëgjon këshillat e tua
Kjo është vërtet e vështirë. Nga njëra anë, gratë janë në kërkim të një burri të fortë që mund të marrë vendime dhe burrat duan një grua që mund të bëjë më mirë sesa të qenit në nevojë dhe e pavendosur gjatë gjithë kohës. Nga ana tjetër, ne të gjithë duam një partner, i cili është i gatshëm të na dëgjojë dhe nuk do të turpërohet kur të kërkojë këshilla. Nëse keni në krah një person që ju dëgjon, mos e lini të shkojë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTerapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha
Ngjyra ideale e buzëkuqit duhet të përputhet me ngjyrën e lëkurës tuaj dhe ngjyrën e flokëve, ja si të zgjidhni ngjyrën e përkryer
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit