LAJMI I FUNDIT:

​KDI vlerëson se ka mangësi në ligjin për financimin e partive politike

​KDI vlerëson se ka mangësi në ligjin për financimin e partive politike

Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se, pavarësisht përmirësimeve të ndjeshme, ligji për financimin e partive politike ende ka mangësi serioze në raport me financat e kandidatëve, fushatat dixhitale si dhe ato nga palët e treta.

Për rëndësinë e këtij ligji u diskutuara në një tryezë të organizuar nga ky institut me temën “Financimi politik në Kosovë: çka pas ndryshimeve të reja ligjore”. Megjithatë, aty u tha se ligji i ri përfshinë standarde të reja që ndihmojnë të ketë parti politike më transparente.

Drejtori i ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu tha se tashmë ka një ligj i cili ka përfshirë standarde të reja që sipas tij ndihmojnë për të pasur parti politike më transparente dhe që menaxhojnë më mirë me buxhetin dhe fondet publike.


“Pa parti politike llogaridhënëse, pa parti politike transparente, pa parti politike gjithëpërfshirëse, ne nuk mund të presim edhe qeverisje të mirë. Ky është hapi i parë që besoj në shoqërinë tonë partitë politike janë duke iu qasur, ose do të qasën në një ligj të ri, me efektet e një ligji të ri, i cili do të garantojë një gjithëpërfshirje, do të garantojë një transparencë më të madhe dhe një llogaridhënie më të madhe të partive politike. Viti i ardhshëm do të jetë një vit kur ne do e zbatojmë, do e monitorojmë zbatimin e këtij ligji, funksionimin e zyrës nga rekrutimi e deri të hapat e mëvonshëm”, tha Kryeziu.

Ndërsa ambasadori i Republikës Çeke në Kosovë, Pavel Bilek tha se pret që zbatimi në praktikë i këtij ligji të kontribuojë në kulturë më të lartë politike në Kosovë.

“Shpresoj shumë që zbatimi praktik i ligjit të ri do të kontribuojë në kulturën më të lartë politike në Kosovë. Po ashtu ofron më shumë instrumente për kontrollin e financimit të subjekteve politike. Ka normalisht vend për përmirësime, dhe këtu shoh një hapësirë për aktivitete dhe projekte të mundshme të ardhshëm duke u marrë me implementimin e legjislacionit të ri dhe rolin e shoqërisë civile në këtë proces. Duhet të theksoj rolin krucial ku shoqëria civile dhe organizatat e saj, përfaqësimi i tyre luan një rol shumë të rëndësishëm në këto fusha”, tha ai.

Kryesuesi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi tha se me ligjin e ri partitë politike janë të obliguara t’i publikojnë të gjitha raportet vjetore dhe të fushatës zgjedhore, pavarësisht procesit të auditimit.

“Me ligjin e ri për financimin e subjekteve politike raportet e audituara përveç Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, do t’i dërgohen edhe Zyrës së Prokurorit të Shtetit, Njësisë së Inteligjencies Financiare ose Administratës Tatimore, të cilat sipas mandatit të tyre mund të ekzaminojnë dhe adresojnë shkeljet. Ligji i plotësuar për financimin e subjekteve politike specifikon lloje të ndryshme të shkeljeve si dhe identifikon personin përgjegjës për shkeljen dhe llojin e dënimit që do të jepet për çdo shkelje. Ligji parashikon sanksione me gjobë ndaj partisë politike, kryetarit të partisë, ndaj personit përgjegjës të partisë kur shkeljet e konstatuara nuk përbejnë vepër penale”, tha ai.

Ai theksoi se ligji i ri obligon partitë politike që t’i publikojnë raportet tre mujore si dhe ta përditësojnë çdo tre muaj listën e kontribuuesve.

Radoniqi shtoi se ndryshimet e bëra në ligjin e ri parashikojnë më shumë kontroll financiar për partitë pulitke dhe më shumë kompetenca për institucionet.

Ndërsa, Ondrej Kopecny, Drejtor i Transparency International në Republikën Çeke tha se ligje të tilla dhe të shihen si përfitim për politikë korrekte.

“E di që ka qenë një rrugëtim i gjatë, nuk ka qenë e lehtë aspak dhe unë e kuptoj që ende mund të shohim disa hendeqe të cilat mund të plotësohen por prap mendoj se është një arritje e madhe që ky ligj dhe është një kornizë me të cilën mund të punoni dhe të vazhdojmë më tutje. Jam shumë i lumtur, me të vërtetë kjo ishte si rezultat i bashkëpunimit afatgjatë ndërmjet KDI-së dhe Transparency International nga Republika Çeke që ka filluar diku nga viti 2016”, tha ai.

Eugen Cakolli, hulumtues në KDI tha se pavarësisht përmirësimeve të ndjeshme ligji ende ka mangësi serioze në raport me financat e kandidatëve, fushatat dixhitale, por edhe fushatat nga palët e treta.

Ai theksoi se ndryshimi më substancial i këtij ligji është çështja e mandatit të ri të Zyrës për Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike.

Ai gjithashtu tha se është e domosdoshme të ketë sqarime të mëtutjeshme sa i përket hierarkisë në menaxhimin e financave publike por edhe administrimin e brendshëm të zyrës.

“Sa i përket sanksioneve, kjo në fakt vlerësojmë që është pjesa ku është shënuar regresi më i madh në kuadër të ndryshimeve të fundit në ligj. Ligji parashikon në radhë të parë një gamë shumë të gjerë të sanksioneve pra nga vlera 4 mijë e deri në 40 mijë euro për shkelje që mund të kryejnë subjektet politike por pa specifikuar se në cilat raste shqiptohet cila gjobë. Për më tepër shqiptimi i gjobave si i tillë është lënë në diskrecion të drejtorit të zyrës i cili do të bëjë vlerësimin në bazë të peshës dhe llojit të shkeljes. Gjobat si të tilla dhe vet ideja për shqiptimin e tyre sipas opinionit të komisionit të Venecias, por edhe standardeve të tjera ndërkombëtare është disiplinimi i subjekteve politike që të mos kryejnë shkelje. E në rastin tonë një vlerë kaq e vogël prej 40 mijë eurosh në fakt do t’i inkurajojë subjektet politike që të kryejnë shkelje”, ka thënë ai.

Cakolli tha se lejimi i kontributeve në para të gatshme është i panevojshëm dhje si i tillë mund të krijojë hapësirë për keqpërdorime dhe për qarkullim të financave të subjekteve politike bazuar në para të gatshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori