Poezi nga: Ernest Hemingway
Përktheu: Fadil Bajraj
Përherë ka qenë misteri
Pse s’është asnjë fjalë në histori
Për Betejën E Kopenhagës.
Prej se në veshin tim u vendos tregim
Me të asnjë tjetër s’mund të bëja krahasim
Për therjen dhe luftimin
Për shpartallimin dhe rrëmbimin
Për fshikullimin dhe copëtimin
Për varrosjen dhe kërcëllimën,
Për këlthimin dhe kundërmimin
Dhe për ferrin ndërkombëtar
të Betejës së Kopenhagës.
Dhjetë mijë trima suedezë
Nëpër çaravalle përparojnë
Në Betejën e Kopenhagës shkojnë.
Italianë të panumëruar
Në batalione të reshtuar
Në Betejën e Kopenhagës.
Dhjetë fise të kuqe ponish
Me mërzinë e vet prap drunjve ish
Në Betejën e Kopenhagës.
Një tog shqiptarë
Të përkrahur nga ukrainasit si kurrë më parë
Po ashtu edhe ca rumunë mercenarë
Ca të urtë e ca të marrë
Në Betejën e Kopenhagës.
Tre mijë grekë të laparosur
Në fustanella lëkure të renditur
Duhmën nga purriri duke shkepur
Në Betejën e Kopenhagës.
Një mori turqish në turr
Vringëllonin hanxharët e përgjakur
Në Betejën e Kopenhagës.
Gjashtëqind abisinas,
Toporlakë dhe thatanikë;
Dyqind çekë
Me klithjen e tyre luftarake “Me ty Hek!”
Në Betejën e Kopenhagës.
Njëmijë e tetëqind skocezë,
Batanijet e tyre lidhur tërhuzë.
Me enë t’llamarinës zhurmë duke ndezë
(të përbuzur, pijanikë faqezezë!)
në Betejën e Kopenhagës.
Dyqind aziatikë
Të larushuar batikë –
Një çetë japonezësh kreshnikë
Luajnë bixhoz me kokat e tyre shinikë –
Një turmë mongolësh,
Shenjtër e mëkatarësh,
Me miqtë e tyre, dy anadollakë
Në Betejën e Kopenhagës.
Nga Viset Veriore
Një grusht norvegjezësh afroheshin prore
Që t’ju kundërvihen këtyre legjioneve të panumërta shkatërrore
Në Betejën e Kopenhagës.
Një gjysmë milioni hebrenj
Mbi Betejën e Kopenhagës
Lajmin për ta kumtuar vetëtimthi kthehej.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar
“La Croix” (1930): “Lahuta e Malcis”, poema që rrëfen epopenë shqiptare
Romët
LIQENI
Kruja dhe tradita e punimit të kostumeve popullore
Stili muzikor i qyteteve te Shqiperisë së mesme dhe të Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City