LAJMI I FUNDIT:

Ja arsyet pse duhet vizituar qendrën tregtare GALERIA Shopping Mall në prag të festave të fundvitit

Ja arsyet pse duhet vizituar qendrën tregtare GALERIA Shopping Mall në prag të festave të fundvitit

Pas një viti përplot aktivitete dhe ngjarje të rëndësishme GALERIA Shopping Mall përmbyll vitin duke sjellë si qershinë mbi tortë festën e fundvitit. Dhjetori konsiderohet të jetë periudha më e pëlqyer e vitit për të gjithë njerëzit, pasi koha e festës me miqtë, familjarët dhe personat më të dashur. Por a e keni menduar se sa mahnitëse mund të jetë festa me njerëzit tuaj të preferuar në qendrën tregtare GALERIA në Prizren?

Hapësirat moderne të GALERIA Shopping Mall janë shndërruar në panoramë piktoreske me ndriçim që përçon ngrohtësinë e këndshme të dhjetorit dhe ju mundëson të shkrepni fotografi që ruhen përgjithmonë në albumin tuaj të kujtimeve. E veçantë për këtë vit është hapësira e dizajnuar për këndin e Babadimrit që  nuk mund t’i rezistoni pa realizuar një fotografi me fëmijët tuaj.

Duke mos harruar asnjëherë që krahas ambientit glamurozë në prag të festave të dhjetorit GALERIA Shopping Mall kujdeset edhe për argëtimin e vizitorëve duke organizuar evente speciale me program të pasur artistik.

Më 24 dhe 25 Dhjetor do të mbahet programi special i fundvitit me shfaqje të grupeve profesioniste të akrobatëve dhe show me zjarre; muzikë argëtuese për fëmijë, si dhe maskota të ndryshme me të cilët mund të takoni vogëlushët tuaj. Veç argëtimit, në GALERIA Shopping Mall ju mund të përzgjedhni edhe dhuratat me të cilat do të befasoni të dashurit tuaj; duke mos harruar se të gjitha blerjet mund t’i kryeni me çmime super të volitshme në të gjitha kategoritë e blerjeve.

Po, ashtu gjatë vizitës në qendrën GALERIA ju keni rastin të bëheni arsyeja e buzëqeshjes së fëmijëve në nevojë duke i’u bashkuar nismës së Kryqit të Kuq dhe GALERIA Shopping Mall “Dhuratë e vogël, gëzim i madh”. Kontributi i përbashkët sado i vogël të jetë në prag të festave të fundvitit do të jetë befasia më e këndshme për të gjithë fëmijët, familjet e të cilëve përballen me kushte të vështira ekonomike. Andaj zgjatni dorën dhe bëhuni arsyeja e buzëqeshjes së një fëmije në nevojë.

Mos harroni, se juve ju takon përzgjedhja për t’i dhuruar kuptimin më të mirë festave të fundvitit.

Gëzoni festat në destinacionin e argëtimit të pafund, blerjeve të zgjedhura e eksperiencave të paharrueshme.

Gëzoni festat me GALERIA Shopping Mall!

Artikull i sponzorizuar