LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk po ndërmerrë veprime ligjore për llogarinë që gjurmonte aeroplanin e tij privat

Elon Musk po ndërmerrë veprime ligjore për llogarinë që gjurmonte aeroplanin e tij privat

Elon Musk thotë se është duke ndërmarrë veprime ligjore kundër mbajtësit të një llogarie në Twitter që gjurmon aeroplanin e tij privat, duke argumentuar se kjo e rrezikoi djalin e tij.

Llogaria @ElonJet, e cila ka më shumë se gjysmë milioni ndjekës, u pezullua të mërkurën nga Twitter, transmeton Telegrafi.

Pronari i faqes, Jack Sweeeney, 20 vjeç, përdorte informacione të disponueshme publikisht të gjurmimit të fluturimeve për të bërë postime në Twitter sa herë që aeroplani i Musk nisej dhe zbarkonte diku.


Musk thotë se tani po ndërmerren veprime ligjore kundër Sweeney-t dhe të tjerëve.

“Natën e kaluar, vetura që po e transportonte djalin e tij X në LA u ndoq nga një ndjekës i çmendur (duke menduar se isha unë), i cili më vonë bllokoi makinën në lëvizje dhe u ngjit lart”, shkroi ai në Twitter.

Ai shtoi se çdo llogari që zbulon vendndodhjet e njerëzve në kohë reale do të pezullohet “pasi është një shkelje e sigurisë fizike”.

Sweeney mohoi se incidenti ishte i lidhur me llogarinë e tij kur u pyet nga BBC.

Kjo vjen pasi ai e konfirmoi të mërkurën në llogarinë e tij personale në Twitter se profili ishte pezulluar.

Atë mbrëmje, llogaria e Sweeney-t dukej se ishte riaktivizuar.

Ai shkroi në Twitter: “Po, jam kthyer!”

Pak minuta më vonë llogaria u rendit sërish si e pezulluar. Llogaria e tij personale, @JxckSweeney, gjithashtu është ngrirë.

Sweeney, një student kolegji në shtetin e Floridës, ndau një imazh me CNN të një mesazhi nga Twitter duke thënë se kompania e mediave sociale kishte kryer një “shqyrtim të kujdesshëm” dhe kishte vendosur të ndalonte përgjithmonë llogarinë për shkeljen e rregullave të Twitter. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Samsung do të lejojë përdorimin e telefonave Galaxy si çelësa inteligjentë

Samsung do të lejojë përdorimin e telefonave Galaxy si çelësa inteligjentë

Teknologji
Sa kushton prodhimi i modelit më të fuqishëm të iPhone 16?

Sa kushton prodhimi i modelit më të fuqishëm të iPhone 16?

Teknologji
Ky truk i Google Maps do ta bëjë jetën tuaj më të lehtë

Ky truk i Google Maps do ta bëjë jetën tuaj më të lehtë

Teknologji
Nëse telefoni juaj po karikohet ngadalë, zgjidheni problemin me këto ‘truke’ të thjeshta

Nëse telefoni juaj po karikohet ngadalë, zgjidheni problemin me këto ‘truke’ të thjeshta

Teknologji
Pajisjet shtëpiake që nuk kanë të ngjashme: Pse dhe ju duhet të përqafoni filozofinë e Bespoke

Pajisjet shtëpiake që nuk kanë të ngjashme: Pse dhe ju duhet të përqafoni filozofinë e Bespoke

Samsung

"Ask Photos", funksioni me Al i Google që përdor fotot tuaja për t'u përgjigjur pyetjeve

Teknologji
Kalo në kategori