LAJMI I FUNDIT:

Boris Johnson ka fituar mbi 1 milion euro nga fjalimet që nga largimi nga posti i kryeministrit britanik

Boris Johnson ka fituar mbi 1 milion euro nga fjalimet që nga largimi nga posti i kryeministrit britanik

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka fituar tashmë më shumë se 1 milion £ (1.2 milion dollarë – 1.116 milion euro) për mbajtjen e fjalimeve të paguara që kur la postin në shtator.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Johnson muajt e fundit ka mbajtur fjalime para bankierëve në Nju Jork, siguruesve në Shtetet e Bashkuara, në një samit të organizuar nga transmetuesi CNN në Portugali dhe një fjalim tjetër në Indi.


Ai merrte pagesa që varionin nga 215,000 deri në 277,000 £ (267,000 deri në 344,000 dollarë) çdo herë, sipas dokumentit zyrtar të publikuar në faqen e internetit të parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar që liston interesat financiare të ligjvënësve.

Johnson, 58 vjeç, u largua nga Downing Street pasi njoftoi dorëheqjen e tij në korrik pas një sërë skandalesh që njollosën postin e tij të kryeministrit, por ende shërben si deputet i partisë konservatore në pushtet.

Ai u përpoq të bënte një rikthim spektakolar politik pasi rënia e shpejtë e pasueses së tij Liz Truss shkaktoi një tjetër garë lidershipi konservator, por deputetët konservatorë mbështetën ish-ministrin e tij të financave Rishi Sunak.

Johnson, i cili mbetet i popullarizuar me anëtarët e konservatorëve, nuk e ka përjashtuar një tjetër mundësi për postin e lartë, duke thënë se ai ishte “i vendosur mirë për të marrë një fitore konservatore në vitin 2024”, ndërsa partia kryesore e opozitës Laburiste po rritet në sondazhe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori